AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

VIDEO/ Xhafaj shuplaka KLP-së: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë, po bëni qokë për të marrë familjarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve!

by Alb Times
07/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
VIDEO/ Xhafaj shuplaka KLP-së: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë, po bëni qokë për të marrë familjarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është përballur me një valë kritikash gjatë raportimit të fundit përpara Komisionit të posaçëm parlamentar.

Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, e ka cilësuar KLP-në si një ndër hallkat më problematike të sistemit aktual të drejtësisë, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e vendimmarrjeve të tij.

“Në vlerësimin tim, në punën e KLP ka disa hapa pozitivë, por mbetet KLP një nga sistemet më të dobëta të drejtësisë në Shqipëri. Shumë çështje që lidhen me sistemin e prokurorisë gjenerojnë nga vendimmarrje të diskutueshme të KLP. Në krahasim me vitet e tjera ka përmirësim, por krahasuar me çfarë i ka dhënë ligji, krahasuar me pritshmëritë e BE, ka shumë për të bërë”, tha Xhafaj.

Paradoksi i vakancave: Mbi 100 vende bosh, kërkohen vetëm 12 prokurorë të rinj
Një nga pikat më të nxehta të diskutimit ishte menaxhim i burimeve njerëzore. Edhe pse kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, pranoi ekzistencën e një numri të lartë vendesh vakante, strategjia e ndjekur nga institucioni për plotësimin e tyre u kontestua fort nga Xhafaj. Ai akuzoi këshillin për mungesë vizioni dhe llogaritje të gabuara në raport me Shkollën e Magjistraturës.

“Keni qenë të paaftë të bëni llogari të kësaj natyre apo ka një lloj papërgjegjshmërie? Vitin e kaluar i keni kërkuar Shkollës së Magjistraturës vetëm 12 prokurorë. Nuk ka një numër zyrtar. Edhe për plotësimin e vakancave kërkoni 12 prokurorë, ku kishit mundësinë për më shumë, ju vetë, ndërkohë që keni mbi 100 vakanca, keni disa vakanca të fshehura, unë kam vite që e trajtoj këtë gjë. Nuk kërkoni shtim të prokurorëve përmes Shkollës së magjistraturës, as shtim të numrit të përgjithshëm. Si do ta zgjidhim? Kur do të kemi një plotësim të plotë të vakancave sipas numrit aktual të prokurorëve dhe vakancave efektive?”, iu drejtua ai Bogdanit.
Nga ana e saj, Bogdani u mbrojt duke argumentuar se përzgjedhja ka qenë e kushtëzuar nga standardet e larta që kërkon institucioni.

“Arsyeja që u parashtrua ishte cilësia e numrit të kandidatëve”, u shpreh Bogdani.

Akuzat për nepotizëm dhe trajnimet “për qoka”

Debati u ashpërsua më tej kur u prek çështja e rekrutimit të stafit mbështetës dhe trajnimeve.

Xhafaj hodhi hije dyshimi mbi kriteret e punësimit, duke lënë të kuptohet se institucioni është kthyer në një strehë për familjarët e njerëzve të drejtësisë dhe politikës.

“Keni nevojë për shtesa? Jo për të bërë qokë, për të marrë shokët e miqtë, burrat, gratë, fëmijët e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve? Ju dhe disa institucione të tjera, e keni bërë si vend ku bashkohen fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, u shpreh kryetari i komisionit.

Lidhur me këtë, kryetarja e KLP-së sqaroi se trajnimet mbulohen nga ASPA ose donatorët e jashtëm, ndërsa hodhi idenë e nevojës për trajnime specifike mbi funksionimin kolegjial për vetë anëtarët.

BKH dhe përplasjet e brendshme: Kërkesë ndjese për etikën

E pyetur mbi emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Bogdani kërkoi kohë, duke theksuar se procesi sapo ka kaluar fazën e përzgjedhjes.

“Ende s’kemi bërë ndonjë përpjekje duke qenë se sapo u përmbyll përzgjedhja. Nuk është i rëndësishëm vetëm emërimi, por edhe ndërveprimi për të reflektuar standarde ndërkombëtare, do të marrë pak kohë”, tha Bogdani.

Një tjetër moment reflektimi ishte ai për përplasjet dhe tonet e larta brenda Këshillit, të cilat shpesh kanë dalë në publik.

Bogdani kërkoi ndjesë publike, por i cilësoi divergjencat si pjesë normale të një organi kolegjial, duke premtuar rregulla të reja nëse situata nuk ndryshon.

“Masat për dialogun ndërinstitucional, kërkojmë ndjesë për tonet shpeshherë të ngritura të debatev, në institucionet kolegjiale lind natyrshëm një lloj konflikti, për to mos folur pastaj për qasjet. Ne kemi shpeshherë përballje të forta lidhur me të njëjtin koncept për mënyrën si duhet adresuar. Kemi marrë masa dhe besoj që nëse nuk arrijmë të kemi dakordësi ose zgjidhje të përshtatshme, do të miratojmë rregulla etike”, tha ajo.

Në mbyllje u diskutua edhe procesi i digjitalizimit, i cili sipas Xhafajt po penalizon vlerësimin e institucionit.

Kryetarja e KLP-së saktësoi se kjo procedurë është në dorë të Prokurorit të Përgjithshëm dhe pritet të finalizohet brenda një viti.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Nga drithërat te frutat: si lidhet ushqyerja me një gjumë më të mirë

13/10/2026

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

13/10/2026

“Netanyahu priti kosovarët dhe kërcënoi Millosheviçin”, Nazarko: Ai i dha njohjen Kosovës

13/10/2026

Rama në Luksemburg për Konferencën e X Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

13/10/2026

Ndahet nga jeta aktori i “Breaking Bad”, që erdhi në Tiranë tri vite më parë

13/10/2026

Lobistët e Berishës dhe Dodikut në lupën e Uashingtonit, Bosnja kërkon verifikime dhe sanksione

13/10/2026

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër i Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nga drithërat te frutat: si lidhet ushqyerja me një gjumë më të mirë
  • BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.