Përmbytjeve në Durrës nuk u ka shpëtuar as burgu. Këtë të martë nga prezenca e madhe e ujit e shkaktuar nga reshjet e shiut ka përmbytur burgun e Durrësit.
Pamjet tregojnë ambientet e jashtme të hyrjes së burgut të cilat janë të mbuluara shiu. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari pas përmbytjeve ka shkuar për vizitë në ambientet e burgut për të parë nga afër situatën.
Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i ujit shkon deri afër gjurit. Ministri dhe personat që e shoqërojnë janë veshur me çizme.












