AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Vetëm 24 vjeç, Ervis Belollari mbrojtësi i kalasë tek seriali turk “Osmani”: Realizova ëndrrën! Si u bëra pje

by SHT Media
06/11/2023
in Kryesore
6
0
Vetëm 24 vjeç, Ervis Belollari mbrojtësi i kalasë tek seriali turk “Osmani”: Realizova ëndrrën! Si u bëra pje
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm 24 vjeç, por emri i tij tashmë është bërë pjesë e kinematografisë turke. Ervis Belollari, aktori me origjinë nga Pogradeci, lindur dhe rritur në Librazhd, ka arritur sukseset e para, si pjesë e kastit të aktorëve të serialit të shumëndjekur turk “Osmani”, i cili  është një nga serialet më të pëlqyera nga publiku shqiptar dhe jo vetëm.

I kontaktuar nga gazeta Liberale.al Belollari rrëfeu rrugëtimin që ndoqi për të realizuar ëndrrën e tij. Ai tha se dëshira për të luajtur në filmat turq ka nisur vite më përpara dhe se gjuhën turke e ka mësuar në kolegj. 24-vjeçari tregoi se në periudhën dhjetor-janar, ai do të shkojë sërish në Turqi, ku do t’i besohet një tjetër rol i rëndësishëm.

“Unë jam 24 vjeç, jam me origjinë nga Pogradeci, po jam rritur në Librazhd. Kam studiuar në Turqi dhe që 7 vjeç kam pasur dëshirë të bëhesha pjesë e serialeve turke. Kur i shikoja nga ekrani, thoja me vete që ‘do shkoj një ditë atje’. Ishte një ëndërr. Që i vogël kam patur dëshirë të luaj në seriale turke, gjuhën e kam mësuar përmes një kolegji turk më pas kam kryer kolegjin turk për tre vite në Turqi.

Do shkoj në dhjetor ose janar në Turqi, bashkë me mua do jetë edhe një tjetër aktor shqiptar Ergys Keta. Filmat që ka nxjerr ai janë thuajse të ngjashme me serialin e Osmanit dhe të dy do kemi role shumë të rëndësishme. Do marrim pjesë nëpër luftëra.

Në Turqi shkoj shpesh, kam edhe lidhje direkte me aktorët atje.” tha ai, duke shtuar se përmes një kompanie ka mundur që të regjistrohet për të marrë pjesë tek “Osmani”.

“Për herë të fundit isha në Gjermani, isha i fiksuar se do e le Europën. Është një histori e gjatë për t’u bërë pjesë e serialeve turke. Çdo gjë e kisha bërë gati për në Turqi.

E mendova se do jetë e vështirë, dhe i vendosa dy kushte vetes, një: të bëhem personazh shumë i ndjekur në Shqipëri dhe kur të shkoja në Turqi të kisha një mbështetje nga pas, dhe e dyta të kisha një punë time online që ta merrja me vete, kushte të cilat i realizova.

Në shtator 2022 vendosa të shkoj në Turqi. Përmes një kompanie, kam mundur të regjistrohem për të marrë pjesë te filmi Osmani.” u shpreh Belollari.

Përsa i përket rolit tek “Osmani”, ai tha se luan rolin e mbrojtësit të kalasë së osmanëve. Por përveç tij, pjesë e serialit janë dhe tre aktorë të tjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Mes të tjerave Ervisi na tregoi dhe momentin kur u takua nga afër me aktorin shumë të dashur për shqiptarët, Burak Özçivit, të cilit i tregoi se vinte nga Shqipëria.

“Jam një nga mbrojtësit e kalasë së osmanëve, një nga pozicionet më të larta që mund të kesh është ky. Janë edhe tre aktorë shqiptarë nga Maqedonia që luajnë aty.Ditën e parë kur kam shkuar në xhirime, nuk doja të ndihesha larg dhe u afrova. I pari që erdhi ishte Burak Özçivit dhe i thash “Jam nga Shqipëria.

“Është kënaqësi të bëhem pjesë e serialit”.Shpatat janë të vërteta dhe duart më janë bërë plagë. Kam thënë mos më merrni më në luftë, më lini në pozicionin e kalasë së osmanëve. Ka aktorë që janë vrarë dhe kanë shkuar në spital. Çfarë nuk ndodh, është njësoj si një luftë e vërtetë”, rrëfeu 24-vjeçari./ Përgatiti Aulona Mënalla- Liberale.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev
  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.