• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Vengu: Ngremë 4 qendra rajonale për shuarjen e zjarreve, forcohet flota ajrore. Kamera termike në parqet kombëtare

31/07/2025
in Politikë
Vengu: Ngremë 4 qendra rajonale për shuarjen e zjarreve, forcohet flota ajrore. Kamera termike në parqet kombëtare

Në kuadër të parandalimit por dhe mirëmenaxhimit të situatës së zjarreve në vend, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se po investohet në ngritjen e katër qendrave rajonale të dedikuara shuarjes së zjarreve në zonat rurale, pyjore dhe malore. Dy prej tyre do të jenë në Bushat dhe Finiq, ndërsa pritet të përcaktohen edhe dy të tjera që do të mbulojnë verilindjen dhe juglindjen e vendit.

Sipas ministrit, këto qendra do të kenë pista për uljen e helikopterëve dhe hapësira për furnizimin e tyre, duke shmangur humbjen e kohës gjatë operacioneve.

Vengu bëri të ditur se parqet kombëtare do të pajisen me kamera termike për parandalimin dhe identifikimin në kohë të vatrave të zjarrit.

“Forcojmë zinxhirin e reagimit të Emergjencave Civile, jemi duke investuar në 4 qendra rajonale duke i dhënë mundësi bashkive që të përqendrohen në element zjarrfikës urban dhe këto qendra të fokusohen në zonat rurale, pyjore, malore ku kemi edhe rrezikshmërinë më të lartë. Kemi identifikuar dy zona, Bushatin dhe Finiqin. Bushati do të mbuloj të gjithë zonën e nënShkodrës, Shëngjinin, Velipojën, Lezhën pra janë disa bashki dhe investimi ka filluar.

Së bashku me rinovimin e një flote të dedikuar për këto qendra rajonale, të prodhuar nga kompania shtetërore të prodhimeve ushtarake që do të shërbejë edhe për rritjen e flotës tokësore. Do të jenë qendra rajonale ku do të ulen helikopterët dhe do të furnizohen që të mos kemi më këto vajtje-ardhjet dhe humbjet e kohës. Do kemi edhe pikën në jug që mbulon Gjirokastër Vlorë dhe Delvinën dhe jemi duke caktuar dhe dy ish reparte të tjera që të kemi në mbulim të verilindjes dhe juglindjes”, tha Vengu.

Paralelisht, tha ministri, po investohet në rinovimin e flotës tokësore zjarrfikëse si dhe në rritjen e kapaciteteve ajrore dhe njerëzore.

“Do investojmë në rinovimin e flotës zjarrfikëse në të gjithë vendin, dhe në kapacitete ajrore si dhe kapaciteteve njerëzore. Zjarri në Llogara dhe Dukati u parandalua se kishe një monitorim me kamera termike 24 orë, dhe këtë gjë duam ta shtrijmë këtë rrejt kamerash në të gjitha pikat me rrezikshmëri në lartë edhe në Lurë dhe të gjithë parqet kombëtare”, tha ministri.

Më të lexuarat

  • Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    Kallëzoi në SPAK familjen Berisha dhe besnikët e tij, Kokalari publikon dokumentat: Si u mor peng PD, roli i televizionit të Shkëlzenit dhe ‘trashëgimia’ te Argita! 3 njerëzit kyç në parti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makthi i “njëkohësisë”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 5 kapituj në tryezë, çfarë pritet në Konferencën e 26 majit BE-Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin: A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë e-Albania, synojnë vjedhjen e të dhënave personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BE jep “dritën jeshile” për konferencën e radhës me Shqipërinë, takimi më 26 maj!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qendrat në Shqipëri po pastrojnë Italinë nga kriminelët”, deklarata që po trondit Romën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës, Pacolli ‘ultimatum’ Ramës: Ke afat deri më 28 maj, ndryshe…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja/ Qendra luksoze ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar, detoksifikim dhe shkrirje yndyre me paratë e korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I akuzuar si vrasës me pagesë, Sabah Nuzi mbyllet në regjimin “41biss”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!