• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Vendimi i qeverisë për minoritetet/ Vetëdeklarim pavarësisht zonës së banimit, pas 2 vitesh…

30/01/2025
in Politikë
Vendimi i qeverisë për minoritetet/ Vetëdeklarim pavarësisht zonës së banimit, pas 2 vitesh…

Një frymë e re në marrëdhëniet greko-shqiptare duket se po konkretizohet në vendimet e Qeverisë së Tiranës, që në vëmendjen e opinionit publik sillen nga raportimet e mediave në Athinë, të cilat flasin për negociata të fshehta mes dy vendeve.

Një prej këtyre vendimeve përket dhjetorit të kaluar, por që duket të ketë kaluar në heshtje në Shqipëri. Akti i jep të drejtën cilitdo që ndjehet minoritar të vetëdeklarohet i tillë nëpërmjet një formulari që tashmë është miratuar nga qeveria, bazuar në një kërkesë të kahershme e qeverisë greke. Të drejtën e vetëdeklarimit si pjesë e një minoriteti të caktuar e kanë jo vetëm ata që jetojnë në zona të caktuara, por cilido qytetar pavarësisht qytetit apo fshatit ku banon.

Personi, që pretendon se i përket një pakice kombëtare dhe kërkon të identifikohet si i tillë, paraqet formularin e vetidentifikimit pranë të njëjtit komision të ngritur në ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme për shqyrtimin e kërkesave për njohjen e një pakice kombëtare. Faktorë, si gjuha, feja, kultura ose traditat ofrojnë një bazë të mjaftueshme për qëllimin e vetidentifikimit.

Vendimi parashikon ngritjen e një Komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë formularët, e që do të kryesohet nga Ministria e Brendshme, ndërsa në përbërje do të ketë edhe përfaqësues të komitetit të pakicave, ministri dhe institucione të tjera në varësi të qeverisë si dhe anëtarë të shoqërisë civile të propozuar nga përfaqësuesit etnik.

Për të parandaluar abuzimet apo ndërhyrjet në këtë proces, qeveria ka vendosur një masë që në rastet kur ka një një paraqitje të një numri të shtuar dhe të pazakontë vetidentifikimesh, brenda një periudhe gjashtëmujore, duhet të kërkohet verifikim i tyre.

Komisioni pranon vetidentifikimin dhe pasqyron të dhënat në listën përkatëse për pakicat kombëtare, brenda 30 ditëve nga depozitimi i formularit të vetidentifikimit. Në raste përjashtimore, bazuar në arsye, të cilat hedhin dyshime serioze për saktësinë e të dhënave të vetidentifikuara, mund të kërkohet verifikim i mëtejshëm i vetidentifikimit, me një shumicë prej 2/3 së anëtarëve të komisionit.

Gjithsesi, ky filtër sipas këshillit të ministrave do të hyjë në fuqi vetëm pas dy vitesh, duke krijuar kështu mundësinë që për dy vitet e ardhshme kushdo të mund ta shpallë veten minoritar, pa asnjë verifikim. Pasi të përfundojë ky proces, autoritetet qendrore dhe vendore do të duhet të plotësojnë kërkesat e pakicave që do të krijohen, jo vetëm në zona ku prej vitesh janë cilësuar si minoritare por edhe në njësi të reja që mund të krijohen.

Në rastet kur numri i shtetasve qe i përkasin një pakice kombëtare është minimalisht mbi 20% e numrit të përgjithshëm të popullsisë, që banon në këtë njësi të vetëqeverisjes vendore, ata kanë të drejtë që krahas gjuhës shqipe të kërkojnë edhe vendosjen e emërtimeve të njësisë administrative, të rrugëve dhe të treguesve të tjerë topografike në gjuhën e pakicës së njohur.

Nga të dhënat e censusit të vitit 2023 në Shqipëri minoriteti me numrin më të lartë është ai grek, por që nuk përbën as 1% të numrit total të popullsisë në vend. Cilido që ndihet minoritar mund të deklarohet i tillë nëpërmjet një formulari që tashmë është miratuar nga qeveria.

Në vendimin e dhjetorit por të bërë publik vetëm pak ditë më parë nga mediat greke, Edi Rama i ka plotësuar kushtin e Greqisë për Pakicat Kombëtare me të cilin jo pak herë e ka kërcënuar vendin tonë në rrugën e integrimit. Me ngritjen e një Komisioni, qeveria ju jep të drejtë shtetasve shqiptarë të vetëdeklarohen që i përkasin një minoriteti të caktuar, jo vetëm atyre që jetojnë në zona të caktuara, por mund të bëhen pjesë e këtij procesi qytetarët nga të gjitha qytetet apo fshatrat e Shqipërisë.

Personi, që pretendon se i përket një pakice kombëtare dhe kërkon të identifikohet si i tillë, paraqet formularin e vetidentifikimit pranë të njëjtit komision të ngritur në ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme për shqyrtimin e kërkesave për njohjen e një pakice kombëtare. Faktorë, si gjuha, feja, kultura ose traditat ofrojnë një bazë të mjaftueshme për qëllimin e vetidentifikimit.

Komisioni i posaçëm, i cili do të shqyrtojë formularët, do të kryesohet nga Ministria e Brendshme do të ketë në përbërje edhe përfaqësues të komitetit të pakicave, ministri dhe institucione të tjera në varësi të qeverisë si dhe anëtarë të shoqërisë civile të propozuar nga përfaqësuesit etnik. Për të parandaluar abuzimet apo ndërhyrjet në këtë proces, qeveria ka vendosur një masë që në rastet kur ka njënjë paraqitje të një numri të shtuar dhe të pazakontë vetidentifikimesh, brenda një periudhe gjashtëmujore duhet të kërkohet verifikim. Por kjo pengesë sipas këshillit të ministrave do të hyjë në fuqi vetëm pas dy vitesh, ndërsa për dy vitet e para Komision nuk do të duhet të shqetësohet për flukse etnish.

Komisioni pranon vetidentifikimin dhe pasqyron të dhënat në listën përkatëse për pakicat kombëtare, brenda 30 ditëve nga depozitimi i formularit të vetidentifikimit. Në raste përjashtimore, bazuar në arsye, të cilat hedhin dyshime serioze për saktësinë e të dhënave të vetidentifikuara, mund të kërkohet verifikim i mëtejshëm i vetidentifikimit, me një shumicë prej 2/3 së anëtarëve të komisionit.

Pasi të përfundojë ky proces, autoritetet qendrore dhe vendore do të duhet të plotësojnë kërkesat e pakicave që do të krijohen, jo vetëm në zona ku prej vitesh anë cilësuar si minoritare, por edhe në njësi të reja nëse krijohen.

Vendimi që doli në dritë 3 muaj para zgjedhjeve të 11 majit sipas mediave greke është pjesë e negociatave të fshehta mes Tiranës dhe Athinës. Nga të dhënat e fundit e censusit të vitit 2023 në Shqipëri minoriteti me numrin më të lartë është ai grek, por që nuk përbën as 1% të numrit total të popullsisë në vend.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!