AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

by SHT Media
07/02/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas vendimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët një ditë më parë nuk arritën të merrnin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Në analizë, Fuga thotë “unë nuk kam asnjë provë të them se gjykatësit janë marrë vesh me njëri tjetrin, duke u kthyer si quhen në “cooperating actors”, pra ta kenë bërë me llaf. Larg meje kjo hamendje djallëzore. Por që ky rezultat, si dikur ndeshjet me Kinën, i kënaq të gjithë në Gjykatë, kjo nuk ka diskutim”.

Reagimi i plotë i akademikut Fuga:

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe “game theorie” . Më ka bërë shumë përshtypje vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese ku votimet e antarëve të saj ishin 4 me 4. Meqënëse kam disa kohë që merrem në thellësi me atë që quhet “game theorie”, një nga aplikimet më të fuqishme të teorive të probabilitetit, të psikologjisë dhe sociologjisë të aplikuar, mu duk shumë interesante ngjarja.

Nga pikëpamja e probabilitetit, mundësia për të mos patur këtë rezultat ishte 500 herë më i lartë në krahasim me atë që ngjarja të kishte si “pay off” rezultatin 4 me 4. E megjithatë ndodhi. Si e pabesueshme të ketë ndodhur rastësisht, por edhe mundet! Po aq sa është e mundur që një bisht cigareje i hedhur nga ballkoni të bjerë në tavllën e duhanit të kafenesë në trotuarin poshtë! Por, edhe ndodh!

Mu duke edhe si ndeshtjet e dikurshme midis kombëtare së futbollit të Kinës dhe të Shqipërisë që dilnin 6 me 6. Krejt sipas “game theorie”. Publiku kënaqej në gola, ndeshja dilte në barazim si miqësia e pathyeshme kino-shqiptare, lojtarët shënonin, të gjithë palët e gjenin rezultatine tyre në një rezultat me lojë super mediokre. Pikë e përkryer ekuilbri.

“Game theorie” zbatohet në poker, tenis, ekonomi, politikë, luftra, kudo. Edhe në politikë i keni parë ju partitë në vendet evropiane ku luhet lirshëm politika, si dalin votimet rrotë më rrotë në atë që quhet “game average”? Me dy ose tre përqind ndahen votat, deputetët, etj. Jo si te, ne s’ka probabilitet që na parashikon dot. Pra nëse njëra palë merr një anëtar gjykate, pala tjetër merr një edhe ajo, dy me dy, tre me tre, e kështu ekuilibri i jashtëm shfaqet në ekuilibrin e brendshëm. 4 me 4 qeveria me spakun. Ekulibër brenda dhe ekuilibër jashtë.

Unë nuk kam asnjë provë të them se gjyaktësit janë marrë vesh me njëri tjetrin, duke u kthyer si quhen në “cooperating actors”, pra ta kenë bërë me llaf. Larg meje kjo hamendje djallëzore. Por që ky rezultat, si dikur ndeshjet me Kinën, i kënaq të gjithë në Gjykatë, kjo nuk ka diskutim. Askush nuk mund të thotë se anëtari i gjykatës detyrohet. Ja pra, ca votojnë pro ca kundra, ç’a doni tani? Gjykata ka marrë një vendim, gabim ata jurista që thonë se nuk mori vendim. Kanë marrë juridikisht vendimin për të mos marrë vendim! Eshtë një vendim i mosvendimit, gjithsesi. Pra, ja kthen topin institucioneve që deshën ta bëjnë Gjykatën fushë beteje. Unë e kam thënë qysh në fillim: Kjo çështje ose hidhte në kosh reformën në drejtësi ose ribën qeverinë. Rrugë tjetër nuk ka.

Pse? Epo studjoni “game theorie” o analista! Cfarë të bënin gjykatësit? Të votonin për ankesën e Kryeministrit, atëhere sipas “game theorie” do t’i vinin shkelmin reformës në drejtësi, pra vetes së tyre. Ta votonin kundër? Atëhere do të dilnin kundër qeverisë që i ka vendosur aty, qoftë edhe nëpërmjet Kuvendit. Qeveria po i kërcënon se do ta shohi punën e tyre, tha një ish ministër jurist pardje. Në këtë rast hezitimesh të barabarta, game theorie ka teoremën e “minimax game”, që do të thotë se aktorët në lojë arrijnë vetëm barazimin mes tyre. Rezultatin mediokër të mesit. Nuk është çështje vullneti gjyqtarësh, është çështje probabiliteti dhe “rational choices”. Kjo, afatshkurtër. Po afatgjatë? Sikurse thotë një nga teoricienët e “game theorie”, afatgjatë të gjithë jemi të vdekur! Me një fjalë afatgjatë vetëm budallenjtë mendojnë! Sidomos jo politikanët që afatgjatë të gjithë do ta humbin pushtetin.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.