• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vendi u godit për disa orë nga stuhia, zbulohet bilanci i dëmeve: Anulime fluturimesh, makina e shtylla të dëmtuara…

30/08/2025
in Kronikë
Vendi u godit për disa orë nga stuhia, zbulohet bilanci i dëmeve: Anulime fluturimesh, makina e shtylla të dëmtuara…

Stuhia e fortë dhe reshjet e dendura pushtuan Shqipërinë mesditën e së premtes, duke krijuar probleme në disa qytete.

Anulim fluturimesh, bllokim i lundrimit në det në të gjitha portet, pemë të thyera e rrugë të përmbytura, ky është bilanci paraprak i shkaktuar nga stuhia.

Në kryeqytet, era e fortë rrëzoi disa pemë në rrugë të ndryshme, duke krijuar kaos në trafik.

U dëmtuan disa automjete të parkuara në rrugë.

Në Farkë u rrëzua edhe një shtyllë elektrike, çka solli bllokimin e rrugës.

U shënuan gjithashtu dhjetëra raste plagosjesh dhe lëndimi të mbi 20 qytetarëve, nga xhamat e thyer apo objekte të rëna nga ballkonet. 4 prej tyre po marrin mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në Durrës, erërat e forta shkaktuan shkëputjen nga litarët lidhës me kalatën të tragetit të linjës Durrës–Bari, duke e spostuar atë.
Ndërhyrja në kohë shmangu përplasjen me kalatën dhe pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit.
U pezullua gjithashtu lundrimi i anijeve të vogla dhe i mjeteve të peshkimit, deri në përmirësimin e situatës.
Ndërsa në qytet, reshjet sollën sërish përmbytje.

Me përmbytje u përball edhe Vlora.
Në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë, bllokimi i tubacioneve ka shkaktuar përmbytje në disa banesa të zonës, duke dëmtuar rëndë orenditë shtëpiake. Uji ka shpërthyer nga rrugët dhe ka depërtuar brenda shtëpive, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët.

Zona historike, lagjja Pavarësia, dhe ajo e emërtuar “Albano dhe Romina”, u pushtuan nga uji, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në të gjithë qytetin bregdetar, i cili duket i mësuar tashmë me situata të tilla.

Nuk i shpëtoi përmbytjeve as Lezha.

Në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja, niveli i ujit kaloi 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në disa zona, stuhia solli edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, mes tyre edhe zona turistike e Shëngjinit.

Moti i keq shkaktoi gjithashtu trafik të rënduar në aksin Lezhë–Shkodër, pasi shumë pushues u larguan nga Shëngjini dhe Velipoja.

Stuhia e fortë që përfshiu edhe Maqedoninë e Veriut detyroi një traget turistësh, që po udhëtonin në liqen nga Shën Naumi drejt Ohrit, të hynte në ujërat territoriale të Shqipërisë.

Edhe Lushnja nuk i shpëtoi pasojave të stuhisë.
Rrugët u përmbytën në qendër të qytetit dhe në zonën e gjimnazit “18 Tetori”.
Edhe pse në këto qytete u shënuan problemet më të mëdha, stuhia shkaktoi dëme pothuajse në të gjithë vendin.

Pemët e rrëzuara, të cilat ishin të djegura nga zjarret e viteve të kaluara, ranë mbi rrugën Fier–Cakran, në vendin e quajtur “Qafa e Shkozës”, duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve.

Stuhia dhe reshjet e dendura përfshinë Shqipërinë për disa orë, teksa situata u përmirësua pasditen e kësaj të shtune.

Më të lexuarat

  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!