• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Veliaj mbledh këshilltarët socialistë: Tur në çdo njësi për t’u shpjeguar qytetarëve projektet e PS!

14/01/2024
in Politikë
Veliaj mbledh këshilltarët socialistë: Tur në çdo njësi për t’u shpjeguar qytetarëve projektet e PS!

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj mblodhi në një takim këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, të cilëve i porositi të nisin një tur takimesh në të gjitha Njësitë Sdministrative për të komunikuar dhe shpjeguar qytetarëve punën e bërë dhe projektet për qytetin. Në një kohë kur opozita përpiqet të sabotojë nismat për qytetin, Veliaj nënvizoi se është detyrë e PS-së dhe e këshilltarëve të saj, që të nisin këtë komunikim të ri me qytetarët.

“Në pamundësi për ta shpjeguar në Këshillin Bashkiak se çfarë do të ndodhë me Lanën, kush përfaqëson Njësinë 7 do të shkojë ta shpjegojë projektin në komunitet, se Lana do të bëhet si segmenti nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Kush është aty me leje, pa leje, ka ndërtuar në shtrat të Lanës ku nuk duhet të ishte, dhe do marrë një apartament te pallatet e reja që do ndërtohen te ish Fusha e Aviacionit. Projekti i Lanës do të bëhet sepse çliron Tiranën për 1 milion banorë, jo vetëm për ata që janë aty. Kjo vlen për shkollat e reja në Sauk, në Astir, te Kopshti Botanik dhe Liqeni i Thatë. Kjo vlen për të gjitha projektet e Tiranës. Duhet që agorën e sabotuar të Këshillit Bashkiak ta copëtojmë në agora më të vogla në komunitet dhe të shpjegojmë të gjitha punët që duam të bëjmë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se qëllimi i opozitës është që t’i përdorë njerëzit si mish për top për qëllimet e saj politike. “Ne nuk e zgjedhim dot kundërshtarin, njësoj siç ti nuk e zgjedh dot komshiun. Në kushtet e kësaj situate spartane në Këshillin Bashkiak, duhet të përshtatemi duke u hapur dhe duke komunikuar dhe duke transferuar agorën në komunitet. Që njerëzit jo vetëm të informohen për vendimin, por edhe të kuptojnë thelbin e vendimeve dhe të kuptojnë se ata që i përdorën mish për top te “Astiri”, te Bulevardi, “5 Maji”, në Kombinat, apo kur iu turrën këndit të lodrave, sheshit “Skënderbej”, Pazarit dhe Kalasë, nuk kanë lidhje me qytetërimin”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se këshilltarët socialistë dhe PS janë i vetmi grupim që i çon përpara punët në qytet. “Mjafton të shikosh panoramën e Këshillit Bashkiak dhe nuk besoj se ka njeri dilema se kush është grupimi që e çon përpara këtë qytet. Ne vijmë të parët në mbledhje, ne ikim të fundit, dhe vijmë gjithmonë të përgatitur. Kush vjen me flakadanë, me zhurmë, me karagjozllëqe, të dhimbset kur mendon se dikur kanë pasur në dorë fatet e këtij vendi. Megjithatë, unë e shoh shumë sfiduese marrëdhënien tonë politike. Kush mendon se meqë ata janë bërë copë e çikë, mjafton, është një përtaci e madhe politike dhe intelektuale. Kjo përtaci nuk mund të na kapë ne. Fakti që ata bëjnë si karagjozë, bëjnë histerinë e tyre duke prishur mbledhjet, nuk duhet të jetë vetëkënaqësi për ne, që të themi i kemi votat e “hajt shnet”. Përkundrazi, kjo përkthehet në më shumë përgjegjësi. Të gjitha shpjegimet që do i jepnim në sallën e Këshillit Bashkiak, tani nevojitet t’i bëjmë nëpër njësitë tona”, tha ai.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!