AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Veliaj jep lajmin e mirë për Njësinë 7: Do vijojmë me zgjerimin e Unazës dhe ndërtimin e shkollave të reja në Astir. Banesa për familjet pa letra që preken nga investimi

by SHT Media
23/02/2024
in Politikë
6
0
Veliaj jep lajmin e mirë për Njësinë 7: Do vijojmë me zgjerimin e Unazës dhe ndërtimin e shkollave të reja në Astir. Banesa për familjet pa letra që preken nga investimi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me përfundimin e punës për Unazën e Madhe në zonën e Astirit, projekti do të vijojë në pjesën jugore të qytetit, me zgjerimin e lumit të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Nga Njësia 7 në kryeqytet, ku mori pjesë në anëtarësimet e reja në PS, kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës, tha se nga ky investim përfitojnë të gjithë qytetarët.

“Këtë javë patëm një takim për kredinë që kemi marrë nga Banka Europiane e Investimeve për drejtimin e Lanës dhe ndërtimin e rrugës me tre korsi, plus një korsi parkingu, njësoj siç e kemi premtuar, por edhe siç është bërë në një pjesë tjetër të Tiranës, ku ai investim ka sjellë bereqet nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Po të shikosh si ka filluar të çelet jo vetëm pemët, por e gjithë lagjja, sepse nuk është rritur vetëm vlera e pronës, por edhe vlera e tokës apo pallatet e reja që po vijnë. Fakti që Lana është drejtuar, është rehabilituar, është gjelbëruar, fakti që janë pastruar gjithë çibanët dhe gjithë ajo lagje po merr hov, është diçka që prek edhe Njësinë 7”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se opozita bllokoi për tre vite punimet e Unazës së Madhe për qëllime politike. “Astiri është në prag të përfundimit, po mbaron mbikalimi i fundit te ish Fabrika e Miellit. Shumë njerez, nuk ka rëndësi në janë të majtë apo të djathtë, i bëjnë pyetje vetes: ‘Ore për çfarë humbëm gjithë atë kohë? Për çfarë u kacafytëm për tre vjet, duke djegur goma e duke bërë skena të pahijshme, ndërkohë mund ta kishim mbaruar para tre vitesh atë projekt?!’ Thirrja ime për këdo është: Politika është politikë. Le të protestojmë, qshtë mëse normale. Demokracia prandaj është e bukur. Është mëse normale që, pavarësisht ambicieve të mëdha, kur shikon se ambicia reduktohet sa kokoshi një thelë, është puna e tyre nëse duan të humbasin kohën ashtu, ose nëse duan t’i ofrojnë atë lloj spektakli qytetit, me dhunë e me gurë e me prishje – ne nuk i detyrojmë të gjithë të bien dakord, por të paktën për disa çështje duhet të biem dakord”, tha ai.

Kryebashkiaku apeloi për bashkëpunim për të çuar më tej këtë projekt, nga i cili përfiton i gjithë qyteti i Tiranës. “Është shumë e rëndësishme që edhe me kolegët e mendimeve të ndryshme të ketë një dakordësi kur vjen puna për këto investime kaq të rëndësishme. Unë besoj se zgjatimi i Lanës, drejtimi i lumit, lidhja me autostradën edhe zonën e Astirit, e bën rrugën jo një ndarje mes dy lagjeve, përkundrazi, një komunikim mes dy lagjeve. Shpresoj shumë fort që me fillimin e këtij investimi do të kemi mirëkuptim nga të gjithë banorët”, deklaroi ai.

Secila nga familjet që preket nga Unaza e Madhe në këtë zonë, do të trajtohet me banesë falas në pallatet e reja që do të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës për këtë qëllim. “Ne kemi përzgjedhur një tokë, zona ku është KLGJ dhe KLP, pra Poli i Drejtësisë, e cila është pronë e bashkisë. Do ta caktojmë për pallatet e reja që do të bëhen për banorët që preken nga zgjatimi i Lanës. Asnjë nga banorët nuk do të jetë në rrugë. Më përpara ju e dinit si funksiononte dhe duhet ta pranojmë se disa rrugë kanë filluar që në kohën e atyre që sot janë në opozitë. Të vinte ruspa te ish Qyteti i Nxënësve dhe nuk pyeste njeri se çfarë ishe, ku ishe, a kishe letra, sepse ruspa të merrte përpara. Kjo është hera e parë që themi jo. Edhe ai që ka ndërtuar pa leje – se në Breg të Lumit nuk ndërtohet, as te 5 Maji, as te Lana – do të trajtohet, do të marrë një apartament, në bazë të metrave katrorë dhe kurorave. Është një mënyrë shumë moderne për të përmirësuar jetën e qytetit, është edhe një mënyrë shumë njerëzore për të akomoduar ata banorë që janë pjesë e atij komuniteti”, deklaroi Veliaj./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.