AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Veliaj e Denaj bashkëbisedim me fermerët e Kavajës: Me Shqipërinë që trefishohet në sezon turistik, bujqësia merr vlerë të shtuar. Investime si kurrë më parë në bujqësi

by SHT Media
17/01/2024
in Politikë
6
0
Veliaj e Denaj bashkëbisedim me fermerët e Kavajës: Me Shqipërinë që trefishohet në sezon turistik, bujqësia merr vlerë të shtuar. Investime si kurrë më parë në bujqësi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj dhe deputetin e PS, Etjen Xhafaj, zhvilluan një takim me fermerët në Kavajë. Veliaj u shpreh se falë vëmendjes së shtuar të qeverisë, sektori i bujqësisë po gjeneron një pjesë të mirë të ekonomisë së vendit. Sipas tij, me shtimin e numrit të turistëve, edhe pesha e bujqësisë do të vijë gjithnjë e në rritje.

“Nëse do të vazhdojmë projektet e turizmit dhe ajo që Kryeministri ka shpallur, që në 2030-ën të shkojmë nga 10 milionë në 20 milionë turistë, do të thotë se në 4-5 vitet e ardhshme do të rritemi me 20-30% e turizmit çdo vit. Në Tiranë kemi kaluar nga një situatë ku ne kishim sezon turistik vetëm gushtin, tashmë ne kishim sezon të plotë edhe nëntorin, se ishin festat e Pavarësisë dhe Çlirimit, kishim edhe dhjetorin se ishin festat e Vitit të Ri, dhe po shkojmë në një turizëm që do të vazhdojë gjithë vitin. Kjo do të thotë se se ka nevojë për të pasur struktura si agro-turizmi. Pra, edhe bujqësi, edhe turizëm, meqë sot Shqipëria po bëhet fenomen”, tha ai.

Drejtuesi politik PS në Qarkun e Tiranës nënvizoi se qeveria ka mbështetur financiarisht bujqësinë në vlera që nuk janë dhënë asnjëherë më parë. “Për herë të parë kemi një injeksion të jashtëzakonshëm financash në bujqësi, që nuk ka qenë më përpara. Mund të mos mjaftojnë, por nëse më përpara thoshim kush e ka fajin, tani themi si mundet të gjithë bashkë të bëjmë pjesën tonë. Nëse nuk e kuptojmë që kjo është një kauzë e madhe kombëtare, atëherë do ngelet thjesht si një nga 100 punët që po bëjmë. Nëse e adoptojmë këtë kauzë si kauzën tonë familjare, mund të prodhojmë histori suksese, që viti 2023 na provoi që është e mundur. Imagjino ç’mund të jetë 2024, në qoftë se ne përgatitjet i bëjmë që tani në janar”, deklaroi. ai.

Veliaj u bëri thirrje fermerëve që të bashkëpunojnë dhe të grupohen për shitjen e prodhimeve të tyre bujqësore si një mundësi për të rritur të ardhurat. “Ne si bashki ia kemi parë hajrin bashkimit sepse tipikisht bashkimi prodhon fuqi shtesë, që nuk është vetëm shuma aritmetike e fuqive të vogla, por është edhe një fuqi eksponenciale, që vjen nga energjia që prodhon bashkimi, nga cytja me njëri-tjetrin. Mbaj mend kur ishim 27 njësi vendore, nuk bëhet fjalë që të lidhej rruga e Bërzhitës me rrugën e Krrabës, se një ishte i PS-së, një i PD-së. Ai thoshte: “Po ta bëj unë, do marrë lavdi dhe ky”. S’bëhej rruga kurrë nga Lapidari deri në Krrabë. Po ashtu edhe ura që lidhte Ndroqin me Vaqarrin, Ura e Mnikut: Njëri thoshte ti je i majtë, tjetri ti je i djathtë, dhe ura nuk bëhej kurrë. Kur bashkohesh, ti thua ka një vendimmarrje, mund të jetë më shumë punë për ata që janë në drejtim, por ama nuk ka nga këto cic mic-et ku secili del më i dobët nga konflikti, kurse nga bashkëpunimi del më i fortë”, theksoi Veliaj.

Ministrja e Bujqësisë, Anilaj Denaj nënvizoi se një vëmendje të veçantë në këto 10 vite i është kushtuar investimeve në bujqësi. Ajo siguroi se në 2-3 vitet e ardhshme, qeveria do të financojë edhe 200 mln euro të tjera. “Në 10 vite qeverisje janë rehabilituar argjinatura gati 100 km, janë rehabilituar rezervuare, janë rehabilituar gjithë infrastruktura e ujitje-kullimit, me një total vlere gati 259 mln euro dhe do të vazhdojmë në 2-3 vitet e ardhshme me të tjera 200 mln euro në infrastrukturë. Sot jo vetëm kemi turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë produkte më cilësore sepse është një kërkesë e kohës. Ne i kemi të gjitha mundësitë që t’i prodhojmë produktet tona. Por, nga ana tjetër, për t’i certifikuar produktet tona dhe për t’i çuar në tregjet elitare, ne nuk mund të shkojmë në investime shumë të vogla”, deklaroi Denaj, teksa kërkoi një bashkim të fermerëve.

Deputeti Xhafaj u shpreh se bujqësia ka një vend të veçantë në bumin turistik që Shqipëria përjetoi vitin që lamë pas. “Ne kemi një vit jashtëzakonisht të suksesshëm turizmi vitin 2023, i cili ishte një vit i cili ishte sukses edhe falë punës suaj, përpjekjeve, lodhjes suaj dhe sigurisht falë dhe atij prodhimi që e ka bërë Shqipërinë një nga produktet më të mira turistike në rajon, por dhe në gjithë Evropën”, deklaroi Xhafaj./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.