AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Veliaj: Deri në fund të Prillit synojmë të mbjellim 100 mijë fidanë

by SHT Media
17/02/2024
in Politikë
6
0
Veliaj: Deri në fund të Prillit synojmë të mbjellim 100 mijë fidanë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parkut të Liqenit Artificial i shtohen edhe 79 pemë të reja. Shoqata e basketbollit për fëmijë “KaraiBasket”, klubit sportiv “Albanët” dhe përfaqësues të Intesa Sanpaolo Bank Albania, iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit Erion Veliaj për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet.

Kryebashkiaku Veliaj tha se falë punës në këto 8 vite, jo vetëm janë çliruar hapësirat e zëna, por janë shtuar edhe sipërfaqet e mbjella. “Ne na bashkon dashuria për qytetin. Pavarësisht punëve që bëjmë, na bashkon parku, na bashkojnë rrugët, na bashkon qyteti, dëshira për oksigjen dhe gjelbërim. Edhe vetë e kisha harruar sa punë është bërë dhe sa mijëra pemë janë mbjellë në pjesën jugore të Parkut të Liqenit. E kemi dyfishuar parkun, kemi liruar të gjitha hapësirat e zëna. Është shumë e lehtë ta marrësh për të mirëqenë hijen që bën sot një pemë, por duhet të kujtosh se dikush i mbolli ato para 7-8 vitesh. Pemët që mbjellim sot, ndoshta nuk do të bëjnë hije për ne, por për brezin tjetër që do të vijë, për çuna e goca të rinj që do të transferohen në këtë qytet, për gjeneratën e ardhshme”, deklaroi ai.

Veliaj u shpreh se synimi është mbjellja e 100 mijë pemëve të reja deri në fund të sezonit. “Unë ndihem i bekuar që në këtë qytet ka kaq shumë solidaritet dhe pavarësisht punës që bën, secili mendon të lërë një shenjë, të hedhë rrënjë në qytet. Ne duam që deri në fund të kësaj stine të kapim targetin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella. Kemi kohë deri në prill për këtë”, tha ai.

Kur ftoi qytetarët dhe bizneset t’i bashkohen kësaj nisme, Veliaj theksoi se ky solidaritet jep shpresë për qytetin. “E di që është shumë kollaj të jesh cinik, të rrish në internet apo të bësh analistin nga divani. Por, është shumë më e vështirë të marrësh lopatën dhe të mbjellësh pemë. Për të gjithë ata që thonë sa bukur ka dalë parku, duhet të dinë se parku nuk bëhet në një ditë. Parku është kontribut i qindra njerëzve, që kanë mbjellë mijëra pemë. Çdo ditë nga pak, për të arritur këtë progres. Fakti se po vjen në racë shumë më e përgjegjshme, me djem dhe vajza të vegjël që janë të mirë me mësime, të mirë me sport, por nga ana tjetër edhe qytetarë të mirë, më jep shumë shpresë për qytetin”, deklaroi ai.

Përfaqësuesi i bankës Intesa San Paolo, Alessandro D’Oria, tha se ky investim është një gjurmë domethënëse për të ardhmen e brezave të rinj. “I vlerësojmë shumë çështjet e mjedisit dhe gjithçka që përfshin një angazhim të qëndrueshëm në aspektin e vlerave mjedisore. Sigurisht, jo vetëm mbjellja e pemëve në këtë park të mrekullueshëm, por edhe fakti se shihet si një perspektivë drejt së ardhmes për të rinjtë shqiptarë, është pa dyshim diçka që na mbush me krenari. Nuk është thjesht një investim në aspektin tradicional, por ka të bëjë me faktin se lëmë një gjurmë domethënëse në mjedis, për të ardhmen e të rinjve”, deklaroi ai.

Afrimi i qytetarëve dhe subjekteve me nismën “Dhuro pemë për Tiranën” është një mundësi e mirë për të arritur qëllimin për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra të Tiranës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.