• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Unë e godita me levë, morëm 8,3 kg flori”, Dumani tregon në gjyq lidhjet me Gentian Sharrën

20/02/2025
in Kronikë
“Unë e godita me levë, morëm 8,3 kg flori”, Dumani tregon në gjyq lidhjet me Gentian Sharrën

Gjykata e Posaçme vendosi të rihapë dyert në gjyqin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”, të mbyllura për marrjen e dëshmisë së të penduarit, Nuredin Dumani. Në seancën e së enjtes  i penduari po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve Në vijim përgjigjet e Dumanit ndaj pyetjeve të avokatit të të pandehurit Gentian Sharra, ku rrëfeu  episodin e grabitjes së një argjendari.

Si e njihni Gentian Sharrën?

Gentian Sharrën e njoh nga Talo Çela. E kam njohur se kishte një lokal afër shtëpisë së Talos në Bradashesh. Kishte një servis e një lokal aty. Kjo ishte njohja fillestare. Sharra çmontonte makina të vjedhura. I kam çuar makina të vjedhura. Veç kësaj kemi kryer edhe vjedhje, grabitje në grup. Njëherë kam çuar një Benz 2500, diku nga 2011. Bashkë me Talon vidhnim makina në qytete të ndryshme.

Cila ka qenë ngjarja e parë me Sharrën?

Fillimisht kemi çuar makina të vjedhura. Pastaj kemi bërë edhe grabitje.

Kë keni grabitur?

Nuk i mbaj mend emrat e shtetasve që grabisnim. Më e madhja ka qenë grabitja e një argjendari në Elbasan diku nga fundi 2011.

Gent Sharra ishte organizator dhe kishte planifikuar gjithçka. Unë shkova vetëm ditën e ngjarjes. Unë do ta godisja me një levë hekuri. Ilirjan Feçi do merrte floririn. Ndërsa Talo Çela dhe Gentian Sharra do na prisnin jashtë. Do ta godisnim te një parkim në Elbasan.

Ku e biseduat planin për grabitjen?

E biseduam te shtëpia e Talo Çelës. Talo me Sharrën kishin siguruar dhe një makinë për grabitjen, që e kam marrë bashkë me Ilirjan Feçin. Grabitja është kryer në 7-8 të mëngjesit.

Çfarë i morët?

I morëm 2 çanta. Pasi e godita ra në tokë. Një çantë e mora unë, një Ilirjan Feçi. Emrin e viktimës s’e kam fiksuar. Nuk më ka interesuar. Në çanta kishte bizhuteri dhe ora. Markat nuk i mbaj mend. Në total 8 kg 300 gramë flori. Shkuam tek shtëpia e Talos. Hipëm në kat të dytë. Derdhëm çantat me florinj. I hoqëm çantat mos kishin ndonjë gjurmues. Atë ditë përdorëm një Benz 250. Mjeti qe blu i errët.

Çfarë dini për viktimën?

Ai kishte një Mercedes 190. Ai po shkonte drejt asaj, por nuk di në ishte e tij.

Më të lexuarat

  • Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    Brukseli vë në monitorim Aeroportin e Vlorës, pazaret dhe aferat mund t’i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edhe për sa kohë Europa mund ta ‘injorojë’ Rusinë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolucioni i Flamingove: Goditja e parë ndaj monopolit të “Gardës së Vjetër”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komisioni Evropian fundos qeverinë: Korrupsioni ‘bën ligjin’, shqetësim presionet ndaj SPAK dhe aferat me tenderët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhurata që Trump i bëri Kinës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dyfisho Sipërmarrjen”, Rama: Përkrahje sipërmarrjeve të vogla e të mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pazari me ligjin për tokat bujqësore, si klientët e qeverisë do të shpërblehen me parqe fotovoltaike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ami Kozeli në “rrugën” e Gjylit dhe Berberit – A janë të paracaktuar 2 tenderat 32.4 milionë euro për Kombinat – Plepa?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, kalon nga “GoFoundMe” te tenderët e përjetshëm: Vartësit e tij gllabërojnë buxhetin e QSUT-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!