• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

UET pjesë e projektit madhor HorizonEurope/ Politika dhe shoqëria shqiptare nën lupën e BE

18/12/2023
in Kryesore
UET pjesë e projektit madhor HorizonEurope/ Politika dhe shoqëria shqiptare nën lupën e BE

Universiteti Europian i Tiranës është i vetmi universitet nga Shqipëria që është bërë pjesë e Horizon Europe, programit kryesor të financuar nga BE-ja për kërkim dhe inovacion. Projekti i quajtur RE-ENGAGE, drejtohet nga Norwegian Institute of International Affairs (NUPI), qendra kryesore e pavarur e Norvegjisë për kërkime mbi çështjet ndërkombëtare. Qëllimi i tij është të forcojë politikën e jashtme të Bashkimit Europian për të promovuar demokracinë në vende kandidate dhe që aspirojnë të bashkohen së shpejti me organizimin më të madh europian, ndërsa gjithnjë e më tepër pas luftës në Ukrainë, dolën në pah tensione në aspektin e sigurisë dhe gjeopolitikës.

NUPI-it i janë bashkuar njëmbëdhjetë institucione partnere nga Gjermania, Çekia, Italia, Bullgaria, Suedia, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Ukraina. Universiteti Europian i Tiranës do të ketë ekipin e vet të kërkimit, nën drejtimin e profesorit Enri Hide.

“Më shumë se i gatshëm dhe i emocionuar për të nisur këtë udhëtim të mrekullueshëm dhe sfidues si Koordinator i Ekipit Kërkimor të Universitetit Europian të Tiranës. Krenar që jam projekti i parë HorizonEurope në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe gjeopolitike në Shqipëri”, shkruan Hide, ndërsa lajmëron se në javët e ardhshme do të zbulohen më tepër detaje mbi aplikimin e RE-ENGAGE.

Projekti do të fillojë më 1 janar 2024 dhe do të zgjasë 3 vjet, ndërsa për zhvillimin e tij parashikohet një fond prej 3 milionë euro.

Promovimi i demokracisë në Europën Lindore dhe në Ballkanin Perëndimor në një kohë lufte

Fillimi i pushtimit rus të Ukrainës vuri në pikëpyetje shumë gjëra, që deri në këtë kohë dukej sikur ishin të orientuara dhe të qarta. Mungesa e kohezionit në disa vende evropiane, për të dënuar sulmin dhe për të vendosur sanksione, tregoi edhe njëherë se demokracia asnjëherë s’mund të merret e mirëqenë dhe gjithmonë duhet të punohet për të, ndërsa ekziston rreziku i futjes së influencave negative që mund të shkatërrojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore.

Për këtë arsye, BE-ja po ri-angazhohet me vendet kandidate për të forcuar dhe siguruar më tej Europën, në mënyrë që nëpërmjet integrimit t’i mbajë ato të mbrojtura nga ndikimet e jashtme. Ekspertë nga 12 vende të ndryshme do të diskutojnë sesi mund të konfigurojnë politikën e jashtme të BE për t’iu përshtatur situatës së re ndërkombëtare, duke kuptuar edhe interesat apo rreziqet që shfaqen nga ndikimet e jashtme në vendet kandidate apo ato që janë potenciale.

“RE-ENGAGE synon t’i ofrojë BE-së njohuri të bazuara në kërkime se si funksionojnë sistemet politike në vendet që janë kandidate dhe ato që janë potenciale. Nëpërmjet studimeve të thelluara të rasteve në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore, ne do të ofrojmë njohuri që do t’i bëjnë ata më të përgatitur për të ofruar ndihmën e synuar gjatë gjithë procesit të zgjerimit,” thotë Pernille Rieker, profesore e kërkimeve pranë NUPI dhe njëkohësisht koordinatore e RE-ENGAGE.

Më tej në faqen e NUPI, në prezantimin e projektit, thuhet se ai do të studiojë gjashtë vende kandidate ose potenciale kandidate: Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë në Ballkanin Perëndimor; Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën në Evropën Lindore, për të identifikuar strategji efektive për integrim dhe qëndrueshmëri. Rekomandimi i fundit i Komisionit Europian ishte për të nisur bisedimet e hapjes së negociatave së BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Projekti nga një anë do të studiojë nivelin e hibriditetit dhe kohezionit social në 6 vendet e përzgjedhura dhe më pas do të analizojë se deri në çfarë mase BE mund të bëhet elastike, ndërsa procesi i anëtarësimit mund të forcojë politikën e jashtme.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!