AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

U zhduk kur ishte vetëm 16 vjeçe, familja kërkon Rajmonda Kotorrin edhe pas 25 vitesh! E motra: Ta dimë a është gjallë, a ka vdekur!

by Alb Times
22/10/2026
in Kronikë
6
0
U zhduk kur ishte vetëm 16 vjeçe, familja kërkon Rajmonda Kotorrin edhe pas 25 vitesh! E motra: Ta dimë a është gjallë, a ka vdekur!

Foto: Kronikë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rajmonda Kotorri, me origjinë nga Gramshi, rezulton e zhdukur prej 25 vitesh në Itali.

Familja e saj nuk ka reshtur së kërkuari për të dhe tashmë motra e saj, Laureta Kotorri, bën një apel publik për të mësuar të vërtetën mbi fatin e saj.

Rajmonda ishte vetëm 16 vjeçe kur familja e pa për herë të fundit, në vitin 1999, ndërsa ndiqte shkollën pranë Gramshit. Sipas rrëfimit të motrës së saj për median italiane Fanpage.it, pas zhdukjes familja mësoi për një lidhje të mundshme të saj me një burrë shqiptar, rreth 15 vjet më të madh në moshë, i cili ishte larguar drejt Italisë.

Kontakti i fundit telefonik me familjen daton në qershor të vitit 2001. Gjatë bisedës, Rajmonda kishte treguar se jetonte në Itali me këtë person dhe punonte si bariste në një lokal në Milano, me synimin për të kursyer para. Pas kësaj telefonate, familja nuk arriti të kishte më kontakte të sigurta me të.

Në vitin 2003, familjarët mësuan nga një punonjës i policisë italiane se Rajmonda dyshohej se shfrytëzohej për prostitucion nga personi me të cilin shoqërohej. Po atë vit, një grua që ishte prezantuar si bashkëjetuese e saj në Lodi raportoi zhdukjen, duke deklaruar se Rajmonda nuk ishte parë më pas një nate të kaluar me një klient, informon TCH.

Një sinjalizim i mbërritur në vitin 2006 pretendonte se ajo ishte parë në Romë, por informacioni nuk u konfirmua. Që prej asaj kohe, nuk ka pasur të dhëna të sigurta për vendndodhjen e saj.

“Familja ime dhe unë nuk e kemi humbur kurrë shpresën për ta gjetur Rajmondën. Ajo është e lirë të bëjë jetën e saj, ne duam vetëm të dimë se është gjallë. Nëse nuk është kështu, do të pranojmë çdo skenar. Por duam të dimë çfarë ka ndodhur me të. Nëse ka vdekur, duam të kemi një varr ku të mund të qajmë”, është shprehur motra e saj, Laureta.

Familja ka rinisur apelin përmes shoqatës Penelope Lombardia, e cila mbështet të afërmit e personave të zhdukur, me shpresën se dikush mund të ketë informacion, sado të vogël, që mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të Rajmonda Kotorrit.

“Kushdo duhet ta ketë parë ose takuar gjatë gjithë këtyre viteve. Dikush duhet të dijë diçka. Jemi plot shpresë”, përfundon Laureta.

Tags: KronikëKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitjeje!

22/10/2026

Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

22/10/2026

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut!

22/10/2026

Studentët thërrasin protestë kombëtare të shtunën para Ministrisë së Arsimit: S’ka dialog me autokracinë!

22/10/2026

“Të japin karotën, por…”- Eksperti shpjegon sa ka përfituar Shqipëria, 13 vite Proces Berlini, miliarda euro dhe dhjetëra marrëveshje!

22/10/2026

Polonia arreston të dyshuarin e dytë për vrasjen e artistit rus që kritikoi Putinin

22/10/2026

“Nuk kam fletë-thirrje”- U paraqit në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron shkakun e vizitës në SPAK: Po bëj kallëzim!

22/10/2026

Transporti në Itali i paralizuar nga greva, Meloni i jep zgjidhje kamionistëve, subvencione edhe për fermerët!

22/10/2026

“Opozita nuk do tërhiqet përballë presionit”- PS kërkoi përjashtim të 20 deputetëve të PD nga Kuvendi, reagon Bardhi: Akt i rëndë agresioni politik!

22/10/2026

Arrestohet në Ekuador ish-kandidatja presidenciale Gonzalez, shkak hetimet për shpenzimet e fushatës

22/10/2026

U zhduk kur ishte vetëm 16 vjeçe, familja kërkon Rajmonda Kotorrin edhe pas 25 vitesh! E motra: Ta dimë a është gjallë, a ka vdekur!

22/10/2026

Sumet e rebelëve Huthi, kompania saudite e naftës evakuon stafin nga Dhahrani

22/10/2026

Italia dhe Spanja bien dakord të heqin kontrollet kufitare pas gati 3 muajsh tensionesh për Ceutën

22/10/2026

“PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi!

22/10/2026

“Përgjigjen e mora kur pashë Kuvendin”- Seanca në GJKKO, ish-presidenti Meta tregon çfarë ndodhi: U shfaq një prokuror që s’ka lidhje me çështjen, lexoi…

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitjeje!
  • Zbulohet e vërteta e personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas! Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër, dyshohen se…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.