• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

21/04/2026
in Botë
Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin
Shpërndaje me miqtë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai nuk dëshiron që të zgjasë armëpushimin e përkohshëm me Iranin, që skadon më 22 prill, teksa Uashingtoni po pret që të shohë nëse bisedimet me Teheranin do të zhvillohen.

Duke folur në një intervistë telefonike për CNBC më 21 prill, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në një pozitë të fortë negociuese dhe se do të arrijnë atë që ai e quajti një “marrëveshje të shkëlqyer”, kur të dyja palët të takohen.

Bisedimet pritej të mbaheshin më 21 prill, por Irani ende nuk ka thënë zyrtarisht nëse do të marrë pjesë. Nënpresidenti amerikan, JD Vance, thuhet se është gati të niset nga Uashingtoni “së shpejti”, sipas zyrtarëve, megjithëse nuk ka një kohë të saktë për nisjen e tij.

I pyetur nga CNBC nëse do ta zgjasë armëpushimin aktual dyjavor, që po përfundon, Trump tha: Nuk dua ta bëj këtë. Nuk kemi aq shumë kohë.

Ai po ashtu paralajmëroi se “pres që të ketë bombardime, sepse mendoj se kjo është një qasje më e mirë për të hyrë në proces”.

Pakistani, i cili ka qenë ndërmjetës në procesin e paqes, u bëri thirrje si Shteteve të Bashkuara ashtu edhe Iranit që të zgjasin armëpushimin, por raportime nga disa media thonë se Teherani po shqyrton opsionet e tij, ndërsa pret të shohë nëse do të përmbushen kushtet e Republikës Islamike, përfshirë heqjen e bllokadës ushtarake amerikane ndaj porteve iraniane dhe njohjen e të drejtës së tij për pasurimin e uraniumit.

Irani ka bllokuar qasjen në Ngushticën e Hormuzit, e cila kontrollon hyrjen në Gjirin Persik, për të gjitha anijet përveç atyre iraniane ose atyre që Teherani i miraton për kalim.

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, i cili është kryenegociatori i Iranit, shkroi në X mbrëmjen e 20 prillit se Teherani është “i përgatitur të zbulojë karta të reja” në luftën me SHBA-në dhe Izraelin, duke e akuzuar Trumpin se po “bën një rrethim dhe po shkel armëpushimin”, teksa përpiqet t’i shndërrojë negociatat në një “dorëzim ose të justifikojë rifillimin e luftës”.

Trump ka kërcënuar se do ta rifillojë luftën dhe do të sulmojë infrastrukturën civile iraniane, si ura dhe termocentrale, nëse Teherani nuk i pranon kushtet e tij.

Rundi i parë i bisedimeve në Islamabad më 11–12 prill nuk prodhoi marrëveshje për përfundimin e luftës, që nisi më 28 shkurt, pasi SHBA-ja dhe Izraeli goditën objektiva në mbarë Iranin.

Tensionet në rajon mbeten të larta, teksa anijet e mallrave po grumbullohen në Gjirin Persik për shkak të bllokadës. Trump ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa të nënshkruhet një marrëveshje paqeje.

Përderisa trafiku detar është pothuajse i ndalur plotësisht, disa anije raportohet se kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Të dhënat nga platforma e gjurmimit të anijeve MarineTraffic treguan se një anije e quajtur Ean Spir, pronësia e të cilit nuk dihet, kaloi nëpër këtë rrugë ujore më 21 prill, pasi më herët ishte ankoruar në një port irakian.

Një anije tjetër, po ashtu pa pronësi të specifikuar, e quajtur Lian Star, gjithashtu sipas të dhënave duket se ka lundruar përmes ngushticës.

Numri i anijeve që zakonisht kalojnë nëpër ngushticë, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e dërgesave globale detare të naftës dhe gazit, është rreth 140, sipas analistëve të transportit detar./REL

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

    Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari (EMRI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rritja e çmimeve fryn buxhetin/ Qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH efekt kryesor gjatë tremujorit të parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Hec moj aty …”, acarohen tonet në Fermë mes Sonit dhe Ermionës, shkak bëhet Vanesa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!