• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja duhet trajtuar si vrasje, jo si shkelje rrugore! Të ndryshojmë Kodin Penal

04/05/2026
in Kryesore, Politikë
Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja duhet trajtuar si vrasje, jo si shkelje rrugore! Të ndryshojmë Kodin Penal

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar këtë të hënë në sallën e parlamentit që të rishikohet Kodi Rrugor dhe ai Penal, ku ngjarje të rënda si ajo e djeshmja në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga një makinë dhe një tjetër mbeti i plagosur, të mos trajtohen si aksidente, por si vrasje.

Braçe theksoi se nuk është normale që dikush që drejton mjetin në gjendje të dehur, apo që aksidenton, të hetohet vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit, por të hetohet për vrasje.

Sipas tij, Kodi Rrugor heq vetëm pikë kur bëhet fjalë për persona të dehur në timon, ndërsa për ata që kanë para nuk u preket as patenta.

“Dy familje përcollën dy shpirtrat e tyre. Një i tretë është në luftë për jetën. Një krim i rëndë në një rrugë lagjeje, vrasje me dashje për mua dhe asnjëherë aksident. Një ngjarje e përsëritur në rrugë kombëtare apo të shpejtësisë, por edhe në rrugë vendore, qytetesh, lagjesh dhe fshatrash. Dje kam publikuar videon e aksidentit pa censurë, për të vetmen arsye: për të mos normalizuar një krim të tillë. Kodi Rrugor dhe më pas ai Penal e normalizojnë një krim të tillë.

Një i pirë, për më keq pastaj një i dehur që ngas një makinë në rrugë, ndalohet, shoqërohet, dërgohet në paraburgim; në çdo rast lirohet pas 2 ditësh dhe procedimi i tij vazhdon në liri. Në Kodin Rrugor i hiqen pikë, i hiqen 4-8 pikë nëse është kapur nga ora 6 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes, ngarkohet me një gjobë deri në 20 mijë lekë; praktika është që ai paguan dyfishin që të mos i pezullohet patenta.

Morali është që ti mund të pish, të dehesh, të aksidentosh dhe, në krahun tjetër, ty të hiqet vetëm patenta; dhe në një rast tjetër ti paguan dyfishin e gjobës dhe pezullimi i patentës nuk të ndodh. Nëse e përsërit, shkon në maksimum pezullimi deri në 18 muaj. Nga 0.73% siç ishte i dehuri kësaj radhe, i hiqen 10 pikë.

Ai po hetohet për drejtim të parregullt të mjetit, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i ngjarjes. Ky është profili i Kodit, ndërkohë banorët kanë një profil tjetër, profilin e një të forti, një të dehuri. Kjo nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, kjo është vrasje. Ndryshimet e reja në Kodin Penal të riformulohen. Një i dehur që ngas makinën, edhe kur ndalohet nga ligji, hyn në rrugë për të vrarë”, tha Braçe.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!