• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti

18/02/2026
in Kronikë, Kryesore
Reading Time: 2 mins read
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate Elda Hoti
108
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 50 kilogramëve kokainë nga Belgjika, është arrestuar në kryeqytetin italian, Romë, Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti.

27-vjeçari u vu në pranga këtë të mërkurë në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të Romës, ku ishte strehuar në një hotel bashkë me të dashurën. Sipas mediave italiane, ai qëndronte i paregjistruar në sistemin e hotelit, çka e kishte bërë praktikisht të padukshëm për autoritetet.
Markelian Hoti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet belge pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë në portin e Antëerpit. Droga dyshohet se kishte mbërritur nga vendet e Amerikës së Jugut dhe më pas transportohej me makina luksoze drejt Dubait. Hetimet dyshojnë se ai kishte rol kyç në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.
Arrestimi u realizua pas një operacioni të koordinuar mes Interpol dhe skuadrës antidrogë në Romë. Pas verifikimit të identitetit, 27-vjeçari u dërgua në burg, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.
Urdhri i arrestit ishte lëshuar në muajin janar, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, vepër penale që parashikon deri në 15 vite burg.
Rekorde kriminale në familje
Markelian Hoti rezulton i arrestuar edhe në vitin 2023 në Tiranë për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, edhe bashkëshorti i deputetes Elda Hoti ka pasur probleme me drejtësinë, pasi më herët atij i janë gjetur 50 kilogramë marijuanë. Po ashtu, babai i deputetes raportohet se ka ndryshuar emrin në të kaluarën dhe rezulton me precedentë penalë.
Çështja pritet të ketë zhvillime të tjera, ndërsa autoritetet belge dhe italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

18/02/2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport