• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Topi, apel ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion për reformën në politikë! S’pritet ndryshim i vullnetshëm nga mëkatarët

08/01/2024
in Politikë
Reading Time: 2 mins read
Topi, apel ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion për reformën në politikë! S’pritet ndryshim i vullnetshëm nga mëkatarët
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë thirrje ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë presion për një reformë në politikën shqiptare.

I ftuar në studion e ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Topi tha se njëjtë si për Reformën në Drejtësi, ndërkombëtarët duhet të ushtrojnë presion për të arritur çlirimin e partive politike nga ata që ish-kreu i shtetit i quajti ‘uzurpatorë’.

“I drejtohem atyre partnerëve që bënë presionin e duhur pozitiv për të bërë reformën në drejtësi. Të njëjtën gjë duhet ta ushtrojnë për të bërë reformën në politikë. Mos prisni ndryshim të vullnetshëm nga mëkatarët. Ndërkombëtarët të bëjnë reformën në politikë! Të çlirohen partitë politike nga uzurpatorët”- u shpreh Bamir Topi ndër të tjera duke shtuar se partitë politike në Shqipëri janë të ngjashme me kazermat ushtarake për nga mënyra sesi funksionojnë.

Sipas tij, situata ku ndodhemi politikisht, ka ardhur si pasojë e marrëveshjes së bërë mes Ramës dhe Berishës në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese. Topi tha se ai e kishte paralajmëruar më herët Berishën duke i thënë se një marrëveshje e tillë do t’i kthehej në boomerang.

“Ky terren në shoqërinë shqiptare ka shumë injorancë. Nuk arrijmë të kuptojmë kur vjen një sinjal i fortë nga ai që në një moment të caktuar është në krye të shtetit. Kur unë kam folur që kjo situatë që është sot, do të vijë hap pas hapi, i pata të gjithë kundër. Vetëm një pjesë shumë e vogël, 4 apo 5 vetë në PD, partia e Metës dhe një zë i vecantë. U futën në një psikozë politike duke treguar se jo vetëm që nuk e njihnin jetën e institucioneve por ishin ushtarë të verbër të atyre që realizuan kompromisin më të ndyrë, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Ia kam thënë Berishës drejtëpërdrejtë që kjo që po bën do të kthehet në një boomerang sepse një ditë ai që do kesh përballë që do të jetë në pushtet, nuk e rrëzon dot më”- tha ish-presidenti.

Ndërsa teksa foli për ish-kryeministrin Sali Berisha, Topi tha se ndihet keq kur e sheh në atë situatë dhe shtoi se kreu i Rithemelimit e ka problemin e vërtetë me drejtësinë duke shtuar se ky është një raport personal dhe jo i përgjithshëm./m.j

Stay Connected test

  • 11.9k Followers
  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

24/03/2026
Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

24/03/2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

24/03/2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

24/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport