Gjyqi që po mbahet në Hagë ndaj ish krerët të UÇK në Hagë, u ngrit me shqetësim si cështje në takimin që delegacioni i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, AFET, të kryesuar nga Kryetari David McAllister, po zhvillon në Tiranë.
Gjatë takimit kreu u grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ngriti shqetesimin për gjyqin e Hagës kundër udhëheqësve të Kosovës.
“Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim”, tha Balla ndërsa kërkoi nga Parlamenti Europian ta ndjekë këtë cështje.











