AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Thirrja e Bardhit për Bashën/ Zheji: Jeton në konfuzion politik. Çupi: Korrier i Berishës

by SHT Media
09/01/2024
in Politikë
6
0
Thirrja e Bardhit për Bashën/ Zheji: Jeton në konfuzion politik. Çupi: Korrier i Berishës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Artur Zheji thotë se me thirrjen e Gazment Bardhit drejtuar Lulzim Bashës për bashkim të opozitës, u la të kuptohet se Bardhi, nuk është njeri revolucionar, nuk është kundër Berishës dhe se do të jetë grupimi i tretë në Partinë Demokratike.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se Bardhi jeton në një konfuzion politik.

“Unë kuptova një gjë, tre gjëra të tjera që ai nuk i tha. Kuptova që nuk ka revolucion dhe Bardhi nuk është revolucionar. Kuptova që ai nuk është me Berishën, por nuk është kundër Berishës, pra është me kokë të vet, do të jetë pjesa e tretë e Partisë Demokratike. PD e Argitës, PD e Gaz Bardhit dhe PD e Lulzim Bashës dhe kuptova që ai vetë jeton në një konfuzion politik, thotë që po pres Bashën të bëjë opozitarizëm. Nëse janë këto akte opozitarizimi, që tronditën nga themelet dhe trembën Edi Ramën, mendoj se jemi në një anekdotë pranë zjarrit shumë të këndshëm. Nuk po flasim për një gjë tronditëse që buroi nga komunikimi publik i zotit Bardhi”, theksoi ai.

Ndërsa, analisti Frrok Çupi deklaroi se mesazhi i Bardhit, u përcoll si të ishte një korrier i Sali Berishës.

Sipas Çupit, mesazhet e Gazment Bardhit dhe Luçiano Boçit, drejtuar Lulzim Bashës, konfirmojnë vdekjen politike të Sali Berishës.

“Besoj se mesazhi i Bardhit ishte një fjalë, ose një korrier i Berishës. Ai vjen tek PD që është një, e Lulzim Bashës, vjen me një hap pak më përpara se ky që rri te Berisha gjithë kohës, Luçiano. Bëri një hap përpara tij, pas Bardhit, edhe ai ishte në të njëjtën linjë. Ai fillimisht nisi ftesë, por në rrethanat ku jemi, kthehet në një provokim. Demokratët shikojnë se fundi i Berishës erdhi. Konfirmojnë vdekjen politike të Berishës. Unë besoj se e gjithë pjesa provokuese ndaj presidentit dhe Lulzim Bashës është e stilit të Berishës. Berisha e di ku është, që nuk kthehet më mbrapa, tenton ta marrë Partinë Dermokratike me vete, ai do patjetër të krijojë konflikt brenda Partisë Demokratike. Konfilkti ka nisur. Duke lënë konflikt brenda Partisë Demokratike, do thotë aty e gjeta, aty e lashë”, shtoi ai.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD!

06/09/2026

Athina sinjalizon veto ndaj avancimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis: Do të ushtrojmë të drejtat tona

06/09/2026

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

06/09/2026

“Non-grata çështje e mbyllur”, Berisha sulmon Blinken dhe Yuri Kim nga Nju Xhersi: Kush na tregoi barin, sot është pa punë!

06/09/2026

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit
  • Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
  • Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.