Zgjedhjet për kryetarin e PD të degës 5 në Tiranë mësohet se kanë përplasur dy eksponente të PD-së, Anxhela Malkon me Fjoralba Dizdarin. Sipas burimeve, shkak i tensionit mes dy zonjushave ishte mbështetje për kandidatë të ndryshëm për degën e PD-së. Malko mbështeste Fatmir Myrtën, i cili mësohet se është pjesë e klanit të Belind Këlliçit. Edhe vetë Malko është pjesë e grupit të Belind Këlliçit.
Ndërkaq, Fjoralba Dizdari mbështeste natyrshëm kandidatin Erion Dizdari, i cili është vëllai i saj. Votuan 530 demokratë, ku 72% e tyre kanë rikonfirmuar Fatmir Myrtën. Gjatë procesit zgjedhor ka pasur një përplasje verbale mes Anxhela Malkos dhe Fjoralba Dizdari. Kjo e fundit ka sfiduar Malkon duke i thënë se kishte nivel të ulët intelektual. Malko ka pretenduar se karriera e Dizdarit në parti nuk bazohet në meritokraci, por në lobime dhe lidhje ‘të duhura’.

Kujtomë që kohë më parë u publikua një foto ku Fjoralba Dizdari shfaqej me Enri Cenon dhe ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal. Dizdari bëri një sqarim disi të sforcuar në rrethanat që ndodhej mes Enri Cenos dhe Charles McGonigal, por në fund të reagimit tha se kjo “e bën misionin tim politik akoma më të vendosur”.
Ndërkaq, pas ‘incidentit’ lufta mes Fjoralba Dizdarit dhe Anxhela Malkos është zhvendosur nëpër tavolinat e ish Bllokut, ku që të dyja shprehin përbuzje dhe komente negative për njëra-tjetrën. Në zgjedhjet e fundit në PD, Fjoralba Dizdari u zgjodh Sekretare për Integrimin Evropian në PD, ndërsa Anxhela Malko anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Ndërkaq, një tjetër vatër tensioni është hapur në PD për shkak të mjekrës së Belind Këlliçit. Ky i fundit besohet se ka vendosur t’a rrisë mjekrën për t’a stiluar më pas si mjekrën e Alfred Lelës dhe Çim Pekës. Vendimi i Belo Këlliçit për të lënë mjekrën në fillim ka befasuar dhe më pas ka nervozuar Alfred Lelën dhe Çim Pekën. I njohur si gazetari i Familjes Berisha, Çim Peka nuk e ka fshehur armiqësinë me Belo Këlliçin, të cilin edhe e ka shigjetuar herë pas here.
Duket se intrigat, përplasjet, mëritë dhe sabotimet në SHQUP mund t’i zbusë vetëm një hoxhë me natyrë blogeri, i cili u këngon nëpër apartamente private disa vajzave dhe grave të PD-së për magji të pretenduara, pasiguritë, raportet me partnerët, pengesat në karrierë dhe ndoshta për ndonjë ëndërr të keqe. Pasi i ka bërë derman një eksponenteje të PD-së, ndoshta ka ardhur koha që hoxha të yshtë vetë SHQUP-in, duke nisur nga zyra e Flamur Nokës, zyrë e cila pretendohet se është bërë përcaktuese për shumë karriera në atë parti.

