• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

13/02/2026
in Kronikë, Kryesore
Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

 

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pritet të gjykojë në salla të rimobiluara sipas modelit amerikan.

Të shtunën është hapur prokurimi mbi kufirin e lartë monetar për mobilimin e 4 sallave gjyqi të GJKKO-së me fond limit deri në gati 300 mijë euro (konkretisht 299,688 euro), procedurë e cila mbyllet më 16 shkurt.

Në tender janë të përcaktuara specifikimet teknike ku kërkohet që ofertuesi të zbatojë marrëveshjen e punimeve brenda dy muajve. Me një projekt arkitektonik të arkitektes Rajmonda Mydinllari është menduar që veshja e mureve të mos jetë me suvatim por me material dru lisi masiv kryesisht deri në tavan dhe lyerja e paneleve drusor të ketë shkëlqim 30%.

Edhe montimi është i përshkruar në detaje se si duhet të jetë, ku kërkohet perfeksion në puthitjen e paneleve me njëri tjetrin. Ndërsa është vlerësuar që tavani ekzistues i gipsit të prishet dhe të zëvendësohet me veshje dekorative me allci dhe me ndriçim LED të fshehur.

Parketi duhet të shtrohet me moket mbi parket laminat, ku shfaqen disa modele ngjyrash. Ngjyrat e moketit duhet të jenë neutrale ose të errëta dhe të kenë dizajn që ndihmon në maskimin e njollave. Koncepti i modernizimit të sallave e konsideron me rëndësi që moketi të jetë i klasës më të lartë, elegant dhe uniform si dhe të ruajë formën pas ngarkesave të vazhdueshme, me qëndrueshmëri për përdorim në ambiente publike shumë të aksesuara.

Dera specifikohet të jetë me veshje anti-akustike dhe lëkurë ekologjike. Qartësisht kriteret specifikojnë të përdoret po ashtu material dru lisi, konkretisht lis natyral europian, për strukturat e tavolinave të gjykatësve, prokurorëve, avokatëve, nëpunësve, gjithashtu edhe për karriget apo podiumin e folësve. Punimi do të jetë me gdhendje siç propozohet në renderat e projektit, të siguruar nga Top Channel.

Ndryshim do të pësojnë edhe dhomat e këshillimit sipas këtyre pamjeve. Sallat e gjyqit me rimodelimin specifikojnë që materiali drusor nuk duhet të ketë shenja biodegradim apo plasaritje si dhe të jetë rezistent ndaj lagështirës. Stema e Repubikës së Shqipërisë dhe e institucionit të GJKKO-së do të jenë të dukshme./ TCH

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!