• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Të marrësh Guardiolën e të presësh të fitosh botërorin”, Kadilli për LaCivita: Në PD ka vetëm miell misri

13/02/2025
in Politikë
“Të marrësh Guardiolën e të presësh të fitosh botërorin”, Kadilli për LaCivita: Në PD ka vetëm miell misri

Fatbardh Kadilli shprehet se në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama do të marrë mandatin e 4-t rradhazi, ndërsa thekson se kjo do të ndodhë për shkak të Sali Berishës dhe deputetëve që i shkojnë nga pas. Gjithashtu Kadilli ka komentuar edhe zhvillimet e fundit ku me urdhër të SPAK u arrestua Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Kjo është drejtësi me tipare jakobine. Kryeministri sulmoi dhe etiketoi gjyqtarë, bëri presion politik. Rama po tenton që të kapitalizojë ngjarjen dhe të bëjë viktimën. Rama kujtohet për standarde sot, por nuk u kujtua për standarde, kur goditja ishte tek opozita. Të dyja palët politike kanë braktisur qytetarin. Jam i gëzuar që po ia nxjerrin bojën njëri-tjetrit. Politika po shkon në zgjedhje si e damkosur moralisht.

Opozita nuk arrin ta kapitalizojë këtë që po bën drejtësia. Opozita duhet të ruajë të njëjtin standard edhe për Berishën e Metën. Politika ka zgjatur kokën te gijotina e SPAK. Berisha e di që nuk fiton zgjedhjet dhe do kemi sërish kryeministër Edi Ramën. Opozita nëse nuk bëhet më e mirë sesa qeveria, nuk vjen në pushtet. Demokratët duhet të bashkohen për të dhënë rezultat. Edhe partitë e reja nuk janë ofertë”, tha Kadilli në një intervistë për Neës24.

Në vijim ai thekson se në 11 maj nuk ka shans për rotacion. Sipas tij, PD, që është një nga realitetet opozitare se ka edhe dy realitete të tjera, është e nënshtruar ndaj kryetarit.

“Shihni si kaloi çështja e primareve, u shkel statuti, s’ka primare, do ketë një votim të panevojshëm, konsultativ. Për çfarë vlejnë? Një parti që nuk është në gjendje të bëjë zgjedhje brenda vetes, nuk i jep besim shqiptarëve se do të bëjë nesër zgjedhje për shqiptarët apo se do të ndërtojë një administratë meritokratike. Nuk ka iniciativë të lirë. Nuk është në gjendje të flasë ndryshe nga Berisha. Shqiptarët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, për fat të keq vazhdojnë të votojnë Edi Ramën. Kjo pjesë e opozitës është e vetëdijshme që nuk fiton.

Të rreshtuarit te Berisha e dinë që s’kanë asnjë shans por duan të jenë në lojë. Askujt s’do t’i hyjnë në punë pas zgjedhjeve. Ndryshimet në SHBA s’kanë lidhje me realitetin shqiptar. LaCivita? Si të marrë Shqipëria një trajner të madh për në Botëror, Murinjo ose Guardiola në eliminatore, dhe të shpresojë jo vetëm të kualifikohet por të marrë edhe Botërorin. Shih çfarë mielli ke… Ka qenë i famshëm, një trajneri i madh që shkoi në Finlandë dhe humbi. Tha, miell misri më dhatë, bukë misri iu solla… Kjo është puna, aty është miell misri… Edi Rama fiton për faj të opozitës, Sali Berishës dhe atyre që i shkojnë nga pas”, tha Kadilli.

Më të lexuarat

  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!