• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

09/02/2026
in Kronikë
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola
Shpërndaje me miqtë

Pas tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Itali, ku një familje me katër anëtarë u shua pas helmimit nga monoksidi i karbonit, i shkaktuar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesë, shqiptarët kanë mbledhur rreth 75 mijë euro për të mbuluar transportimin e trupave dhe organizimin e funeralit në Shqipëri.

Thirrja për ndihmë u publikua në platformën GoFundMe, nga vëllai i Arti Kolës, Durim Kola.

“Jam Durim Kola. Po mbledh fonde për familjen e vëllait tim: ata humbën jetën në një aksident të shkaktuar nga kaldaja e gazit në Porcari, në provincën e Luccas. Fondet do të shërbejnë për shpenzimet e funeralit dhe për transportimin e trupave në Shqipëri, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë mortore. Pjesa e mbetur e fondeve do të përdoret për të ndihmuar familjet e tyre. Ju falënderoj nga zemra për ndihmën…”, shkruhet në GoFundMe.

Dhe përgjigjja ndaj kësaj thirrjeje ka qenë vërtet prekëse. Ka nga ata që kanë dhuruar 50 euro, 100 apo edhe 500 euro. Disa me emër, disa të tjerë preferojnë të mbeten anonimë. Brenda vetëm dy ditësh janë mbledhur mbi 75 mijë euro, falë kontributit të qindra njerëzve.

Sjellim ndërmend se tragjedia ndodhi në qytetin Porcari, në provincën e Luccas, ku katër anëtarët e së njëjtës familje u gjetën të pajetë në banesën e tyre (lexo këtu), pasi ishin helmuar nga monoksidi i karbonit.

Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeçe, djali 22-vjeçar Hadjar dhe vajza 15-vjeçare Xhesika. Sipas autoriteteve italiane, monoksidi i karbonit, një gaz jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe pa erë, është çliruar nga kaldaja e gazit, duke rezultuar fatal për të gjithë anëtarët e familjes.

Djali i familjes kishte kërkuar ndihmë për motrën e tij, e cila ishte ndjerë e para keq. Megjithatë, për shkak se familja ishte shpërngulur së fundmi dhe ndoshta edhe ngaqë ishte nën efektin e monoksidit, adresa që ai u kishte dhënë ekipit të emergjencave kishte pasur një gabim, duke vonuar ndërhyrjen e ambulancës. Banesa u gjet vetëm pas rreth një ore e gjysmë nga karabinierët.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Media greke: Kryeministri Rama viziton Athinën këtë javë

    Media greke: Kryeministri Rama viziton Athinën këtë javë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Bllokadë detare deri në një marrëveshje!”- Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë për shkak të kufizimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paketa e Maleve, Rama zbardh skemën: Prona fitohet vetëm pas investimit, si do të zgjidhet ngërçi i ligjit 7501

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Braho dhe dy drejtues të SPAK priten në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!