• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Të çregjistrohet Basha si kryetar i PD”/ Shtyhet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Bardhit

02/04/2024
in Politikë
“Të çregjistrohet Basha si kryetar i PD”/ Shtyhet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Bardhit

Sot në Gjykatën e Tiranës pritej të zhvillohej seanca për kërkesën e grupit të PD të përfaqësuar nga Gazment Bardhi për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar i kësaj force politike.

“Këshilli Kombëtar i PD i datës 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish-kryetarit të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces”, thuhet në kërkesën drejtuar Gjykatës.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, seanca është shtyrë për në datën 30 Prill, pasi gjatë kësaj kohe Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e GJL që ktheu për rigjykim në “Apel” çështjen e Partisë Demokratike.

Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.

Kujtojmë se kjo kërkesë u depozitua në Gjykatë që në Korrik të vitit të shkuar. Grupi pro Bardhit shpreheshin asokohe se “askush s’mund të privatizojë partinë”. Veprim ky një ditë pasi Gazment Bardhi i cili atëherë mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë deklaroi pas mbledhjes së  Këshillit Kombëtar të PD se do të pezulloheshin zgjedhjet për kryetarin e ri.

Në një mbledhje online të thirrur nga Bardhi, morën pjesë 245 anëtarë të partisë. Përveç pezullimit të zgjedhjeve më 29 Korrik, u vendos që Basha dhe Alibeaj të pranojnë dorëheqjen. Sipas Bardhit, Basha e ka dhënë dorëheqjen e tij para organeve të larta të partisë dhe se ka një akt të shkruar të Kryesisë që e konfirmon.

/a.r

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!