AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Të ardhme për Gazën e lirë nga Hamasi dhe trupat izraelite”, Rama zbardh takimin me ambasadorët e Ligës Arabe dhe Izr

by SHT Media
21/11/2023
in Kryesore
6
0
“Të ardhme për Gazën e lirë nga Hamasi dhe trupat izraelite”, Rama zbardh takimin me ambasadorët e Ligës Arabe dhe Izr
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur çfarë wshtw diskutuar në takimet që ka zhvilluar me ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në Shqipëri.

Përmes një postimi në “X”,  Rama shkruan se Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin e zgjatur në Gaza. Kryeministri e vijon më tej shkrimin duke thënë se ka frikë se e vetmja mënyrë për të bindur Izraelin të ndalë operacionet e tij dhe të tërhiqet nga Gaza është përmes ofrimit të garancive të forta se Hamasi është jashtë loje. Rama shton se për hir të paqes, Izraeli dhe vendet arabe fqinje duhet të punojnë së bashku e të ndajnë përgjegjësinë për paqen.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

“Në dy biseda të veçanta miqësore dhe të sinqerta me ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në Shqipëri, ndava mendimin dhe shqetësimet e mia lidhur me sa vijon:

Më 7 tetor, Shqipëria u radhit me vendosmëri krah Izraelit kundër Hamasit dhe vazhdojmë ta bëjmë. Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme për t’u vetëmbrojtur dhe krimet e tmerrshme të Hamasit nuk mund të harrohen apo të relativizohen dhe nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar. Megjithatë, si një vend shumëfetar që e do paqen, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin e zgjatur në Gaza. Jemi të trazuar nga shkatërrimi, viktimat ndër civilë dhe vuajtja.

Nuk kemi asnjë dyshim. Hamasi është një agjent kaosi, një ushtar në duart e lojtarëve të mbrapshtë me ambicie përtej Gazës. Ata kërkojnë të shkatërrojnë çdo shans për pajtim dhe paqe në rajon, duke minuar regjimet në Lindjen e Mesme. Ata kërkojnë t’u kundërvihen marrëdhënieve midis Europës dhe Lindjes së Mesme në pikën e moskthimit, duke tjerrë idenë e përplasjes së civilizimeve. Ata kërkojnë të diskreditojnë demokracinë dhe shumë më tepër se kaq. Kam frikë se zgjatja e vuajtjes së civilëve të popujve palestinezë dhe izraelitë vetëm sa i ushqen këto ambicie të mbrapshta.

Më 6 Nëntor, katër ditë përpara Forumit të Paqes në Paris, hodha idenë që një koalicion shumëkombësh i Ligës Arabe dhe Turqisë me mandat të Kombeve të Bashkuara mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin që është kaq i nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez.

Ne nuk duhet ta lejojmë të vazhdojë ideja aktuale sipas së cilës palestinezët në Gaza kanë vetëm dy zgjedhje: Hamasin ose Izraelin. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë e të krijojë një zgjedhje të tretë: një të ardhme për Gazën e lirë nga Hamasi dhe trupat izraelite.

Pas krimeve të tmerrshme që kreu më 7 Tetor, nuk mund të ketë asnjë të ardhme politike për Hamasin. Kam frikë se mënyra e vetme për të bindur Izraelin të ndalë operacionet e tij dhe të tërhiqet nga Gaza është përmes ofrimit të garancive të forta se Hamasi është jashtë loje. Për hir të paqes, Izraeli dhe vendet arabe fqinje duhet të punojnë së bashku e të ndajnë përgjegjësinë për paqen. Kam frikë se, në të kundërt, mundësitë janë minimale dhe një armëpushim i menjëhershëm në këmbim të lirimit pa kushte të pengjeve më duket se është një pikënisje e pashmangshme.

Edhe pse jemi aktualisht në Këshillin e Sigurimit, si një vend i vogël, Shqipëria është plotësisht e vetëdijshme për kufizimet e saj në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, të gjithë aktorët duhet të ndajnë barrën e ndërtimit të paqes së qëndrueshme, pavarësisht forcës, madhësisë apo rëndësisë së tyre. Ky angazhim është një domosdoshmëri për të gjithë ne dhe Shqipëria nuk do të hezitojë të bëjë pjesën e saj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.