AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Mbaje dorën or trim! Po lëmë nam!

by SHT Media
07/11/2025
in Politikë
6
0
Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Mbaje dorën or trim! Po lëmë nam!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar në rrjetet sociale faturat e gjobave që Tatimet dhe AKU i kanë vendosur një biznesi të vogël në lagjen nr.5 të Tiranës, ku sipas inspektimeve janë konstatuar 15 kilogramë gjizë pa faturë tatimore. 

Ky denoncim vjen pas një fjalimi të Braçes dje në Kuvend, ku ai komentoi raportin e KLSH-së dhe theksoi abuzimet e drejtorive tatimore dhe të AKU-së, veçanërisht ndaj bizneseve të vogla. 

Biznesi është gjobitur me afro 10 milionë lekë të vjetra, ku përfshihet gjoba 825.000 lekë nga Tatimet dhe 150.000 lekë nga AKU për 15.82 kilogramë gjizë, e cila sipas Braçes kushton 229 lekë për kilogram. Braçe denoncoi dje në Kuvend se inspektorët dalin ashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS, duke shtuar se e kanë kthyer në metodë pune për t’u sjellë keq me të dobëtin. 

REAGIMI 
“MBAJE DOREN OR TRIM, MBAJE!
825.000 LEKE GJOBE TATIMET + 150.000 LEKE GJOBE AKU
PER 15.82 KILOGRAME GJIZE ME VLERE 229 LEKE!
Kuptoni? GJIZE!
E gjitha ne mes te nje lagjeje te varfer ne NJESINE 5!
Jo tek restoranti i luksit, por tamam tek kjo lagjia!
Natyrisht, eshte bere aq e njohur kjo historia e TVSH SE BUJQESISE DHE BLEGTORISE, AUTOFATURA SA EDHE DORDOMUZET FISKALE E KANE KUPTUAR SE KETU BEHET EDHE PLANI I “FORMALIZIMIT” EDHE HAPESIRA E KORRUPSIONIT!
Tani jemi ne piken qe POLICIMI I PRODHIMIT BUJQESOR te cilin e sheh si zgjidhje vec DHIMUA, kenaq vec MUCIN e cdo Muc tjeter qe firmos ne keto letra qe jane NAM, bejne NAM dhe na bejne te LEME NAM!!” shkruan Braçe në postimin e tij. 

DENONCIMI
Deklarata e deputetit socialist Erion Braçe, i cili akuzon administratën tatimore për gjoba arbitrare dhe manipulime gjatë kontrolleve në terren, rikthen debatin për mënyrën se si funksionon realisht sistemi i mbikëqyrjes fiskale në Shqipëri. Sipas Braçes, inspektorët e Tatimeve “fiknin kamerat dhe GPS-in” gjatë kontrolleve, duke eliminuar çdo gjurmë monitorimi dhe duke i hapur rrugë abuzimeve me bizneset. Kjo sjellje e pohuar nga një deputet I maxhorancës, është shumë më tepër se një shkelje teknike është një goditje ndaj besimit publik dhe integritetit institucional. Kamera dhe GPS-i nuk janë pajisje simbolike, por garancia që çdo kontroll bëhet me transparencë dhe pa ndikime personale.Në thelb, kemi të bëjmë me kulturën e përhapur tashmë të mungesës së përgjegjshmërisë, ku pushteti i zyrtarëve në terren mbetet shpesh i pakontrolluar. Gjobat arbitrare, selektiviteti në kontrolle dhe presioni mbi bizneset janë simptoma të një sistemi që ende operon më shumë me frikë sesa me rregull. Kërkesa e Braçes që Kontrolli i Lartë i Shtetit të hetojë Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës dhe të ashtuquajturën “Drejtoria e VIP-ave” është një thirrje për rikthimin e llogaridhënies. Sepse aty ku inspektorët fikin kamerat, duhet të ndizet alarmi i shtetit. Nëse vërtet flasim për institucione që mbrojnë ekonominë dhe jo që e shantazhojnë atë, transparenca duhet të kthehet në standard ligjor, jo në përjashtim të përkohshëm. Tatimet nuk mund të jenë mjet për të ndëshkuar, por mekanizëm për të ndërtuar besim. Dhe kjo kërkon më shumë se deklarata politike, kërkon kontroll real, përgjegjësi individuale dhe ndëshkim për abuzuesit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.