AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Tarifat amerikane për barnat, reagon BE-ja: Marrëveshja na mbron!

by SHT Media
27/09/2025
in Botë
6
0
Tarifat amerikane për barnat, reagon BE-ja: Marrëveshja na mbron!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ka një angazhim të qartë nga ana e Shteteve të Bashkuara që edhe produktet farmaceutike të mbeten nën kufirin maksimal prej 15%, siç është negociuar nga ne dhe përfshirë në deklaratën e përbashkët.”

Pas një dite me tension të lartë, komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, ka sqaruar se nuk ka rrezik për rihapjen e një lufte tregtare mes SHBA-ve dhe BE-së. Marrëveshja mes Uashingtonit dhe Brukselit nuk vihet në diskutim, theksoi ai.

Gjithçka nisi me njoftimin për tarifa të reja nga Donald Trump, i cili propozoi:

-+25% për kamionët,

-+50% për mobiliet e kuzhinës dhe banjës,

-dhe madje 100% për barnat farmaceutike.

Qëllimi i presidentit amerikan është të mbrojë prodhuesit vendas dhe të forcojë industrinë amerikane. Megjithatë, lidhur me barnat, ai sqaroi se nuk do të vendosen tarifa nëse kompanitë kanë nisur ndërtimin e fabrikave në SHBA.

Por pikërisht për barnat dhe për drurin, ky njoftim për tarifa binte në kundërshtim me marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian.

“Kur kemi diskutuar për këto çështje, barnat, druri dhe gjysmëpërçuesit janë përfshirë në kategorinë me tarifë maksimale 15%. Prandaj pres që ky angazhim të respektohet.”, kujtoi Sefcovic, citon La Repubblica.

Sipas tij, deri tani të gjitha angazhimet janë respektuar nga të dyja palët: “Dje u publikua një njoftim në Federal Register, që vendos kufirin 15% për eksportet e makinave dhe pjesëve të automjeteve drejt SHBA-ve, në mënyrë retroaktive që nga 1 gushti. Ndërsa për sektorët e tjerë të përjashtuar, si industria ajrore dhe barnat gjenerike, masat hyjnë në fuqi më 1 shtator.”

BE-ja nga ana e saj ka paraqitur propozimin legjislativ për uljen e tarifave mbi eksportet amerikane në BE përpara fundit të gushtit, siç ishte parashikuar.

Komisioneri Sefcovic theksoi se marrëveshja është negociuar “fjalë për fjalë, rresht për rresht, presje për presje” dhe duhet të respektohet. Për Komisionin Evropian, kjo marrëveshje është si një “policë sigurimi” që garanton se operatorët ekonomikë evropianë nuk do të përballen me tarifa më të larta.

Në raportet tregtare BE–SHBA mbetet ende problematike çështja e tarifave të larta për çelikun dhe aluminin, të cilat ende nuk janë hequr.

“Duhet të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje”, shprehet Sefcovic, “sepse nuk jemi problem për njëri-tjetrin.”

Në fakt, eksporti evropian i këtyre lëndëve në SHBA është i kufizuar dhe i përqendruar në sektorë shumë të specializuar. Për këtë arsye, Komisioni do të dërgojë një letër zyrtare në Uashington me një propozim konkret, duke vënë në dukje masat mbrojtëse evropiane për çelikun, për shkak të mbikapacitetit global dhe tarifave të larta për produktet e përpunuara, që vështirësojnë punën e shumë bizneseve.

Kjo lidhet edhe me marrëdhëniet tregtare me Kinën, e cila është një nga eksportuesit më të mëdhenj në këtë sektor.

Brukseli po përgatit vendosjen e tarifave mbrojtëse për çelikun dhe derivatet e tij nga Kina, me norma që pritet të luhaten mes 25% dhe 50%.

Në këtë kuadër, BE planifikon që kontratat publike të lidhen me rregullin “Buy European” (Bli produkte evropiane), që do të thotë se metrotë, urat dhe linjat hekurudhore do të ndërtohen me çelik të prodhuar në Evropë, me standarde të qëndrueshme.

Gjithashtu, kompanitë e mëdha dhe ato të qirasë së makinave do të shtyhen drejt përdorimit të makinave elektrike evropiane, përmes kuotave dhe politikave mbështetëse.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026

Regjistrohen 1,143 hektarë tokë me dokumente të falsifikuara, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës

17/09/2026

“Gjykata që dënoi Thaçin do dënonte dhe George Washingtonin”

17/09/2026

Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK, Vuçiç del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit

17/09/2026

“Jam i shokuar dhe i zemëruar”/ Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark: S’ka asnjë dëshmi që justifikon dënimin e krerëve të UÇK-së

17/09/2026

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete në prag të zgjedhjeve

17/09/2026

Vendimi i Hagës/ Qytetarët në shesh: Do të protestojmë dhe nuk do të heshtim për UÇK-në

17/09/2026

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko për falsifikim pronash

17/09/2026

“Vendimi dramatik i Hagës tregoi se Kosova ka veç Shqipërinë”/ Majko: Po përpiqen të na deformojnë historinë

17/09/2026

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

17/09/2026

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

17/09/2026

Pse u dënua Hashimi?

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo
  • Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.