• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Sy m’Sy”/ Rama reagon sërish ndaj komenteve për energjinë: Legjendë mediatike se e prodhojmë vetë…

09/01/2025
in Politikë
“Sy m’Sy”/ Rama reagon sërish ndaj komenteve për energjinë: Legjendë mediatike se e prodhojmë vetë…

Kryeministri Edi Rama ka pasur një reagim të dytë pas atij të ditës së djeshme sa i takon komenteve dhe pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Duke veçuar një nga komentet në faqen e tij në Facebook, Rama u ka dhënë përgjigje kritikëve që thonë se çmimi i energjisë mbetet i lartë, pasi Shqipëria po e prodhon vetë të gjithë energjinë e nevojshme.

Kryeministri u shpreh se kjo nuk është e vërtetë pasi Shqipëria prodhon 75% të nevojave të veta në një vit të mirë hidrik dhe vetëm 65% në një vit të thatë pa reshje.

“Mirëmëngjes nga Partia Socialiste. Kjo është një legjendë mediatike pa asnjë lidhje me realitetin. Shqipëria prodhon 75% të nevojave të veta në një vit të mirë hidrik, pra kur ka reshje të bollshme dhe vetëm 65% në një vit të thatë, por ne do ta prodhojmë vetë energjinë të gjithën për nevojat tona brenda vitit 2030 kur do të kemi fituar sovranitetin energjetik me realizimin e investimeve të programuara që po vazhdojnë për prodhimin nga dielli, por edhe nga era si edhe për dy modelet inovative të pompimit të ujit në kaskadën e Drinit dhe atë të Devollit ku po punojmë me partnerët tanë norvegjezë”, tha Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë e ka quajtur historike uljen e çmimit të energjisë teksa shprehet shumë krenar për këtë arritje.

“Ulja me 10.5% e çmimit të energjisë është historike për faktin që është e para ulje në 35 vite dhe është e vetmja ulje për në këtë pjesë të botës pas krizës së luftës në Ukrainë. Është fryt i një arritje historike në transformimin rrënjësor të sektorit në dekadën e fundit. Jo pra nuk është aq, por është 10.5% ulje dhe është në fakt çmimi më i ulët historik i energjisë dhe prandaj jam vërtetë krenar që e arritëm këtë kur mendoj që u nisëm nga buza e humnerës”, tha kryeministri Rama.

Rama theksoi se vendi ynë është i pari në rajon për vetëprodhimin e energjisë diellore nga familjet dhe bizneset

“Edhe njëherë, jo ne nuk e prodhojmë vetë për të gjitha nevojat tona energjinë. Kjo është një legjendë mediatike siç e shpjegova pak më parë, ndërsa po kemi bërë shumë më tepër se ç’kishim nga koha e komunizmit dhe po të jap dy shifra. Sot 10% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë e kemi nga dielli. E kishim zero deri para disa vitesh dhe brenda 2030 do të arrijmë në 30% sepse vazhdojnë investimet. Tjetra, sot jemi të parët në rajonin tonë për vetëprodhim të energjisë diellore nga familjarët dhe bizneset falë politikës mbështetëse të qeverisë me 196 megavat, Serbia e dyta me 51 dhe pastaj një grup tjetër Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut me 14-18 mega vat. Ejj Shqipëria po bëhet dhe nuk duhet të duash qeverinë për ta pranuar këtë”, përfundoi Rama.

Më të lexuarat

  • Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    Selin: Kam menduar ta lë në gjysmë Big Brother, por nuk më linte egoja të dorëzohesha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nxitje dhune dhe bllokim rrugësh / Policia identifikon organizatorët e protestës nga punonjësit e OJF-ve tek bankierët, priten veprime të forta ligjore dhe dhjetëra shoqërime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokainë, prona të tjetërsuara dhe 500 milionë euro të sekuestruara, Klodiana Lala tregon si nisi hetimi për dosjen ‘Aruba’!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në takim, njëri me inicialet E.R”, Artan Hoxha zbulon detaje nga “samiti” në Aruba: Çfarë më tha Artur Shehu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Misteri i liderit protestës: kush mund të jetë prapa saj?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ASHK e Goxhobellit, e kthyer në “bunker”. Kreu i KLSH: Nuk lejon auditimin, të ndërhyjë Parlamenti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat, reagon kompania që do ndërtojë në Sazan: Destinacion i klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Duam qeveri teknike “, Berisha: Nuk i bashkohem protestës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhen detajet e paktit: Irani lëshime për programin bërthamor, SHBA mban trupat në rajon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U arrestua në Belgjikë për vrasjen e Naim Zyberit, ja si duket sot Gerd Gjenerali, u fut në spital me armën e fshehur në një buqetë me lule

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!