• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

18/02/2026
in Botë
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti
Shpërndaje me miqtë

Donald Trump mund të urdhërojë së afërmi një sulm masiv ushtarak ndaj Iranit, i cili pritet të zgjasë për javë të tëra. Paralajmërimi vjen nga portali prestigjioz amerikan Axios, me burime pranë administratës, si dhe nga televizioni izraelit Channel 12, që citon burime brenda kabinetit të Benjamin Netanyahu-t.

Sipas këtyre mediave, Trump po e humb durimin pas raundit të fundit të bisedimeve në Gjenevë, që nuk solli rezultatet e pritura, pavarësisht se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u shpreh i gatshëm për lëshime dhe po përgatit një paketë të re propozimesh për Washingtonin.

Situata në terren tregon një përparim drejt luftës.

Gjatë 24 orëve të fundit, SHBA-të kanë dërguar në rajon 50 avionë shtesë të gjeneratës së fundit, F-35, F-22 dhe F-16, ndërsa deri më tani ka dërguar më shumë se 10 luftëanije, përfshirë aeroplanmbajtësen më të madhe në botë Gerald Ford. Ndërkohë, një hetim i agjencisë Reuters përmes pamjeve satelitore konstaton se Irani ka punuar me intensitet për të riparuar bazat bërthamore dhe raketore të dëmtuara nga sulmi 12-ditor i verës së kaluar.

Pamjet tregojnë fortifikime të reja nëntokësore dhe riparime të shpejta në bazat e Shirazit dhe Qomit, duke u përgatitur për një rrethim të gjatë.

Republika Islamike ka paralajmëruar prerë se çdo sulm i ri do të ndezë një reagim shumë më të rëndë se ai i qershorit, duke rrezikuar një luftë me përmasa rajonale. Madje, media shtetërore iraniane publikoi foto të mijëra varreve të hapura në periferi të Teheranit, me mesazhin ogurzi se ato janë përgatitur për ushtarët amerikanë.

Nyja që po mbyt diplomacinë mbetet e njëjtë: Washingtoni kërkon që Teherani të heqë dorë jo vetëm nga bomba bërthamore, por edhe nga programi i tij raketor, një kusht ky që Irani e konsideron absolutisht të padiskutueshëm për sigurinë e tij kombëtare.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët që të do bllokohen nesër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kryeministri Rama në Romë, takon homologen italiane, Giorgia Meloni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!