AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Sulmi Berishës ndaj Gonzatos, reagon Komisioni Evropian: ‘Barazia gjinore’ nuk ka të bëjë me agjenda personale

by SHT Media
07/11/2025
in Politikë
6
0
Sulmi Berishës ndaj Gonzatos, reagon Komisioni Evropian: ‘Barazia gjinore’ nuk ka të bëjë me agjenda personale
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak përpara se të niste seanca Plenare dje në Parlament kreu PD Sali Berisha foli edhe për orintimin seksual të Silvio Gonzato kreu i delegacionit të BE në Tiranë.

Për këtë zhvillim gazetari Top Channel Muhamed Veliu, përmes postës elektronike i kërkoi një koment Komisionit Europian.

Një zëdhënëse e Komisionit Europian tha:

“Përafrimi me acquis-në e BE-së është pjesë e procesit të anëtarësimit, të cilin të gjitha vendet kandidate janë të detyruara ta sigurojnë.

Kjo nuk ka të bëjë me agjenda personale apo politike; është një hap thelbësor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Siç kujtoi edhe Komisionerja Kos në postimin e saj në rrjetet sociale dje, “Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e së drejtës së BE-së.”

Këto janë vlera thelbësore të BE-së dhe të drejta themelore.

“Ne mirëpresim miratimin e ligjit për Barazinë Gjinore nga Parlamenti Shqiptar mbrëmë.

Ky zhvillim pason rekomandimin në Raportin Vjetor të Komisionit për Shqipërinë 2025, i cili i bënte thirrje Shqipërisë të siguronte një nivel të lartë ambicieje dhe është në përputhje me acquis-në e BE-së dhe standardet evropiane për këtë ligj.

Ky është një tjetër tregues i përkushtimit të Shqipërisë për të ndërmarrë reformat kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

Ky ishte deklarimi i djeshëm i Doktor Berishës për amabsadorin e BE në Tiranë:

“Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.

Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkoi opozitës të distancohet nga sulmi ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, duke e cilësuar si “të turpshëm” dhe të dëmshëm për vetë Partinë Demokratike.

“Edhe njëherë, në parantezë, uroj e shpresoj që deri në fund të kësaj seance dikush nga Partia Demokratike të gjejë fuqinë dhe forcën të distancohet nga ai sulm i turpshëm sot kundër ambasadorit të BE-së,” – tha Balla.

Duke iu drejtuar deputetëve demokratë, Balla theksoi.

“Nuk ju bën nder. Nuk ju bën nder. Qesh ti, qesh, qesh, qesh, vazhdo të qeshësh, por po ta them që sulmet kundër ambasadorëve i kanë bërë dëm historikisht partisë tuaj.

Të uroj që qeshja të të bëjë përsëri deputet, ndërkohë që partisë tuaj i bëni nder nëse dikush prej jush, në një formë elegante, pa e fyer udhëheqësin, të kërkojë ndjesë publike.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

30/10/2026

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

30/10/2026

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

30/10/2026

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

30/10/2026

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

30/10/2026

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

30/10/2026

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

30/10/2026

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

30/10/2026

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

30/10/2026

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

30/10/2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg
  • Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.