• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Sula: Politika të distancohet, të mbaj larg duart dhe mendjen nga drejtësia

12/04/2024
in Politikë
Sula: Politika të distancohet, të mbaj larg duart dhe mendjen nga drejtësia

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i është rikthyer debatit të djeshëm, ku me votat e mazhorancës nuk u dërgua në Gjykatën Kushtetuese mandati i Olta Xhaçkës. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Sula theksoi se mazhoranca ka nisur një fushatë sulmi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

“Ndaj unë sot i bashkohem letrës mbështetëse që i ngarkuari me punë i SHBA në Shqipëri z. Wizner i ka dërguar Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Organet e reja të drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar emocionalisht, pa u ndikuar politikisht dhe pa u intimiduar. SPAK është institucioni që ka besueshmërinë më të lartë të publikut për momentin dhe ka mbi supe një peshë shumë të rëndë për ta mbajtur këtë peshë pa thyer besimin e tyre.”, shkruan Sula.

REAGIMI I SULËS

⚖Mbështetje për drejtësinë e barabartë për të gjithë dhe të pavarur.
Seanca Parlamentare e ditës së Enjte konfirmoi faktin se mazhoranca ka nisur një fushatë sulmi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.
Sjell në vëmendje deklaratën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese në VOA: “Është e pakonceptueshme në një shtet demokratik që të mos zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese”. Por ja që ndodhi në Shqipëri me institucionet e reja të drejtësisë. Deputetët e Partisë Socialiste votuan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
⚖Kushtetuesja kërkoi që Parlamenti t’ia çonte asaj shqyrtimin e konfliktit të interesit të ish-ministres socialiste, por shumica parlamentare me paralajmërimin e bërë më herët: “jemi ne pastaj jeni ju” iu kundërvu me votë. Kjo është e paprecedent.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të barasvlershme me nenet e kushtetutës. Ndërkohë ne, deputetët kur marrim mandatin betohemi mbi KUSHTETUTË dhe jo mbi urdhrat e kryetarëve të partisë. Ndërkohë votimi i djeshëm I mazhorancës e shkeli këtë betim.
Ajo nuk ishte asgjë tjetër vetëm një mesazh ndaj institucioneve të reja të drejtësisë se na ke përballë, ne kemi shumicën e votave dhe mund t’ju dobësojmë nese kaloni vijat tona të kuqe.
Ndaj unë sot i bashkohem letrës mbështetëse që i ngarkuari me punë i SHBA në Shqipëri z. Wizner i ka dërguar Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Organet e reja të drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar emocionalisht, pa u ndikuar politikisht dhe pa u intimiduar. SPAK është institucioni që ka besueshmërinë më të lartë të publikut për momentin dhe ka mbi supe një peshë shumë të rëndë për ta mbajtë këtë peshë pa thyer besimin e tyre.

Politika duhet të distancohet nga presioni dhe duhet të mbaj larg duart dhe mendjen nga çdo tentativë për të dobësuar drejtësinë e reformuar. Të vetëdijshëm se nuk ka qenie njerëzore pa mëkate në këtë botë, por megjithatë duhet të inkurajojmë që të bëhemi më mirë!
Për sa më sipër, drejtësia e re nuk duhet thjeshtë të mos jetë e njëanshme apo e ndikuar politikisht por duhet të kujdeset që edhe të mos krijohet perceptimi që janë të njëanshëm e të kontrolluar.
#MeDrejtësinëePavarur MeSPAK/m.j

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!