AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Studenti që dhunoi brutalisht mësuesen rrezikon 30 vite burg/ Nëna e djalit i lutet gjykatës për mëshirë: Ai ka autizëm

by SHT Media
01/12/2023
in Botë
6
0
Studenti që dhunoi brutalisht mësuesen rrezikon 30 vite burg/ Nëna e djalit i lutet gjykatës për mëshirë: Ai ka autizëm
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 18-vjeçar përballet me deri në 30 vjet burg për rrahjen e rëndë të mësueses së tij pasi ajo i kërkoi të ndalonte së luajturi një video lojë. Nëna e adoleshentit, me lot në sy, i kërkoi gjykatës të tregohet e mëshirshme, pasi djali i saj ka kaluar një jetë të vështirë.

Leanne Depa tha në një emision televiziv: “Më vjen shumë keq për atë që bëri djali im dhe askush nuk duhet ta kalojë këtë. Burgimi për të do të ishte si një “dënim me vdekje”. Ju lutem kini parasysh se djali im ka pasur një jetë të vështirë dhe ka kaluar kaq shumë trauma në jetën e tij. Ai ka autizëm. Ju lutemi tregoni mëshirë. Ai është i frikësuar. Dhe kur fëmija juaj të thërret duke qarë dhe të thotë: “Nuk dua të vdes”  është e tmerrshme”.

Nëna e adoleshentit

Brendan Depa ishte 17 vjeç kur sulmoi mësuesen e tij. Sulmi brutal i kapur në video tregon adoleshentin e madh që godet me grusht gruan fatkeqe dhe e rrëzon atë pa ndjenja në tokë. Joan Naydich u godit më shumë se 12 herë në shpinë dhe kokë, pesë brinjë iu thyen, humbi një pjesë të dëgjimit dhe një vit pas sulmit ajo ka ende shumë probleme.

Mësuesja që u dhunua brutalisht në shkollë

Në daljen e saj të parë publike që nga rrahja në shkurt, nëna e djalit iu lut Naydich që të kërkonte një dënim më të lehtë. Nga ana tjetër, mësuesja kërkon dënim shembullor për nxënësin e saj dhe siç tha ajo kërkon ta shohë atë të shkojë në burg për të paktën 30 vjet./Liberale.al

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev
  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.