AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

by Alb Times
19/10/2026
in Opinion
6
0
Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Nga të 152 të ndaluarit nga policia të katër ditëve të para të demonstratave të dhunshme në Tiranë më 13-16 tetor 2026, vetëm pesë prej tyre ishin studentë. Shumica e zjarrvënësve të Gjykatës së Lartë më 17 tetor 2026 dhe të Komisariatit Nr. 3 të Kryeqytetit dhe derës e disa zyrave në kat të parë të Ministrisë së Rendit ishin adoleshentë 15-17 vjeç.

Asnjë kauzë politike apo qytetare, sado e drejtë të jetë, nuk justifikon djegien e Gjykatës së Lartë, të ministrive dhe të komisariateve të policisë. Demokracia mund të jetë e brishtë, institucionet mund të kenë humbur besimin e qytetarëve dhe qeveria mund të përballet me akuza të rënda për korrupsion dhe e abuzim me pushtetin. Por përgjigjja nuk është tentativa për të shkatërruar shtetin.

Dhjetori 1990: një revoltë që ndryshoi historinë, pa e kthyer vendin në shkrumb e hi

Studentët e dhjetorit 1990 hynë në historinë e Shqipërisë si protagonistë të një prej kthesave më të rëndësishme politike të vendit. Ata u ngritën kundër diktaturës komuniste, kundër mungesës së lirive, kundër izolimit dhe kundër një sistemi që për dekada kishte mohuar të drejtat themelore të qytetarëve.

Ata kishin arsye të panumërta për zemërim. Shqipëria po dilte nga një prej diktaturave më të ashpra të Evropës. Liria e fjalës ishte mohuar, kundërshtarët politikë ishin persekutuar, prona private ishte shkatërruar dhe qytetarët ishin privuar nga mundësia për të zgjedhur lirisht të ardhmen e tyre.

Megjithatë, studentët nuk e shndërruan revoltën e tyre në një fushatë për djegien e institucioneve publike dhe plaçkitjen e dyqaneve. As edhe punëtorët dhe punonjësit që iu bashkuan atyre. Ata të gjithë së bashku kërkuan ndryshimin e sistemit politik, pluralizmin, lirinë dhe demokracinë.

Kjo është një nga arsyet pse trashëgimia e Dhjetorit 1990 mbetet një pikë referimi për çdo protestë qytetare në Shqipëri.

Studentët nuk kërkuan të shkatërronin vendin për të rrëzuar diktaturën. Si mundet ata sot të venë në shkatërrim e zjarr qendrën e kryeqytetit, për më shumë vëmendje ndaj kërkesave të tyre?!

Prandaj nuk janë studentë ata që sot djegin, plaçkisin dhe kanë ngjallur terror dhe frikë jo vetëm tek bizneset private, por edhe tek qytetarët e thjeshtë.

Dallimi është thelbësor. Një lëvizje demokratike nuk përcaktohet vetëm nga ajo që kundërshton, por edhe nga mënyra se si lufton për ndryshimin që kërkon.

Asnjë zemërim politik nuk e shndërron djegien e një institucioni në akt demokratik !

Një pjesë e atyre 16 efektivëve të lënduar të policisë në Komisariatin Nr. 3 mund edhe të kishin humbur jetën mbrëmë, nga molotovët dhe shishet me benzinë që hodhën adoleshentët aty.

Kur një protestë shndërrohet në djegie, thyerje, plaçkitje apo sulm ndaj institucioneve, kauza politike mbulohet veç nga pamjet e dhunës. Në vend që debati publik të përqendrohet tek zgjidhja e kërkesave të studentëve dhe qytetarëve protestues, vëmendja zhvendoset tek dëmet, përplasjet dhe pasiguria.

Asnjë zemërim politik nuk e shndërron djegien e një institucioni në akt demokratik. Asnjë akuzë për korrupsion nuk e bën plaçkitjen e një dyqani veprim qytetar. Asnjë kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit nuk i jep askujt të drejtën të rrezikojë jetën e efektivëve të policies.

Demokracia nuk është vetëm e drejta për të kundërshtuar pushtetin. Ajo është edhe detyrimi për të respektuar institucionet e Shtetit, për të mos dhunuar biznesin e ligjshëm dhe të të drejtën e qytetarëve të jetojnë të patrazuar jetën e tyre.

Djegia e Gjykatës së Lartë: një goditje ndaj vetë idesë së drejtësisë!

Gjykata e Lartë nuk është pronë e një partie politike dhe as e një qeverie të caktuar. Ajo është institucion i sistemit të drejtësisë, pjesë e arkitekturës kushtetuese të shtetit. Partitë opozitare politike që nuk dënuan dhe nuk u distancuan nga djegja e saj, si dhe nga djegja e institucioneve të tjera kushtetuese, si ministritë e Shtetit dhe komisariatet e forcave të rendit, bënë një gabim fatal, që nesër në kutitë e votimit qytetarët nuk do t’ua falin.

Ministritë nuk janë qeveria, ashtu siç qeveria nuk është shteti. Një tjetër dallim që demonstruesit dhunues fatalisht nuk po e bëjnë është ndryshimi mes pushtetit politik dhe institucioneve publike. Qeveritë ndërrohen. Ministrat emërohen dhe largohen. Kryeministrat mund të japin dorëheqjen. Partitë mund të humbasin zgjedhjet dhe të kalojnë në opozitë. Këto janë pjesë normale të jetës demokratike. Por shteti duhet të vazhdojë të funksionojë. Ai nuk mund të digjet dhe të shkatërrohet, që ndryshimi politik të vijë. Revolucioni i dhunshëm në një demokraci, sado e brishtë dhe defektoze qoftë ajo, nuk ka vend!

Shqipëria ka nevojë për institucione më të drejta, për më shumë llogaridhënie, jo për shkatërrim të institucioneve dhe bizneseve private Ka nevojë për protesta që e forcojnë qytetarin, jo për akte që e bëjnë atë viktimë.

Studentët e Dhjetorit 1990 luftuan për ta çliruar Shqipërinë nga diktatura. Brezat e sotëm, sidomos studentët, kanë detyrimin ta mbrojnë Shqipërinë nga çdo formë abuzimi me pushtetin, por edhe nga ideja e rrezikshme se dhuna dhe shkatërrimi mund të jenë rrugë drejt demokracisë më funksionale dhe më përfaqësuese.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

19/10/2026

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

19/10/2026

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

19/10/2026

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

19/10/2026

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

19/10/2026

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

19/10/2026

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

19/10/2026

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

19/10/2026

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

19/10/2026

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

19/10/2026

Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!

19/10/2026

Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

19/10/2026

Po, kam qenë e jam për një të djathtë politike të vërtetë!

19/10/2026

Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme

19/10/2026

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës: Mendohet se është dërguar në Kinë

19/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues
  • Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.