AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Stoku i dosjeve në Apel, deputetja e PS: 5 nisma do ta ndryshojnë drejtësinë…

by SHT Media
21/01/2025
in Politikë
6
0
Stoku i dosjeve në Apel, deputetja e PS: 5 nisma do ta ndryshojnë drejtësinë…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca socialiste propozon zyrtarisht ndryshimin e 5 ligjeve në drejtësi, me qëllim uljen e pirgut të dosjeve që presin prej vitesh shqyrtimin në Apel.

Kështu është shprehur në emisionin “Ekspres” të drejtuar nga gazetari Nolian Lole, kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, e cila u shpreh se miratimi i nismave të depozituara nga mazhoranca kërkon konsensus më të gjerë me qëllim uljen e dosjeve të pagjykuar nga gjykatat.

Më konkretisht, deputetja socialiste kërkon ndryshimin e Kodit të Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, dhe ligjin për gjykatat administrative.

“Është një nisëm e gjerë e institucioneve të drejtësisë e cila vjen në kuadër të zbatimit të një strategjie për uljen e çështjeve të mbartura në gjykata. Kryesish fokusi i kësaj nisme ka si qëllim gjykimet administrative në shkallën e dytë, pra në gjykatën e Apelit. Një grup pune i përberë nga ekspert të drejtësisë së bashku me partnerët ndërkombëtar , në drejtimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë kanë bërë studim se si mund të ulin numrin e çështjeve nëpër gjykata”.

Në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentarë të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, Bushka tha se pesë nismat i shërbejnë direkt interesit qytetar.

“Është bërë një strategji e cila është publike dhe miratuar nga organet përkatëse dhe në vijim të saj janë pesë nisma për të pasur disa ndryshime në disa ligje që kanë të bëjnë me; Kodin e Procedurës Civile, Ligji për Ndryshimin Administrative, Ligji për Pushtetin Gjyqësor, Ligji për Organet e Qeverisjes dhe Kodi i Procedurës Penale. Në themel të së cilave qëndron lehtësimi i procedurave të gjykimeve për çështjet e thjeshta, krijimi i mundësive për më shumë burime njerëzore në gjykata në mënyrën që çështjet e mbetura ,   do të mundet që me këto ndryshime të propozuara nëse miratohen qytetarët do kenë zgjidhje më shpejt të problemeve të tyre.”

Më tej deputetja socialiste është ndalur në atë që ajo e ka quajtura një arritje historike sikurse është krijimi i mundësive për Diasporën shqiptare që të marr pjesë në procesin e votimit më 11 Maji.

Bushka e vlerësoi sesionin e gjashtë të Legjislaturës së dhjetë si një sesion të suksesshëm pavarësisht debateve politike.  Janë bërë punë shumë të mira në interes të qytetarëve shqiptare gjatë sesionit të kaluar parlamentare-tha ajo.

“Ky ishte sesioni që ka firmosur buxhetin më të lartë që ka kaluar qeveria shqiptare, edhe pse kemi kaluar katër kriza; si tërmetin, pandeminë, krizën energjetikë dhe rritjen e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Buxheti vjen me rritje pagash në administratë, arsim, vjen me bonos të shtuara për pensionistët por dhe një rritje të pensionit të tyre në të ardhmen. Kjo është një arritje shumë e rëndësishme për shteti tonë, që shqiptarët atje ku ata ndodhen të marrin pjesë në proceset integruese të vendit. Kjo nënkupton dhe ndryshim në frymë për politika të reja që do ndiqen për ti ardhur në ndihmë atyre sepse ata nuk do jenë thjesht votues por dhe garues për zgjedhjet e ardhshme.  Ne si mazhorancë kemi si qëllim që ti ftojmë që të kthehen në Shqipëri sepse kushtet tashmë ekzistojnë dhe nuk është më Shqipëria e asaj kohe që ata e lanë.

Në këtë kuadër Kreu i komisioneve të Ligjeve u shpreh për gjetjen e një dakordësia politike për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor për ta bërë me efecientë votën e diasporës.

“Shpresoj që sot ose nesër do të depozitohet një nismë e konsultuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe e dakordësuar nga aktorët politik e cila do ti mundësoj KQZ-së që të jetë më efektive në dërgimin e listave para afatit që parashikon kodi sot, duke i shtuar dhe dhjetë ditë. Kjo do të bëjë që gjithë procesi teknik , dërgimi dhe marrja e fletës së votimit në KQZ për efekt numërimi të jetë i realizueshëm.  Sepse shqetësimi  KQZ-së është se nuk arrijnë koha për të marr të gjitha fletët e votimit nisur nga logjistika dhe afatet e postës.”

Më tej ajo tha se ajo që është dakordësuar deri tani është mbulimi financiar për të gjithë procesin e dërgimit të fletës së votimit dhe marrjen nga votuesi, të mbulohet nga shteti. kjo është parashikuar në buxhetin e 2025 por kërkohet dhe një korrigjim nga Kodi Zgjedhor.

Besoj se dakordësia do të gjendet për ta bërë më efektive këtë të drejtë që i është dhënë diasporës dhe vota e saj të jetë efecientë.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

27/11/2026

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

27/11/2026

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

27/11/2026

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

27/11/2026

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

27/11/2026

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

27/11/2026

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

27/11/2026

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

27/11/2026

Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon

27/11/2026

“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

27/11/2026

Konflikt mes disa personave në Fier, 3 shoqërohen në polici

27/11/2026

Putin prezanton nëndetësen e parë bërthamore me raketa hipersonike “Zircon”: Rusia vijon modernizimin e marinës! (VIDEO)

27/11/2026

Samiti në Tiranë me BE-në për Planin e Rritjes, Rama publikon pamjet nga takimet: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor! (VIDEO)

27/11/2026

Berisha u jep zemër demokratëve nga Kamza: E di që jeni rraskapitur në opozitë, por jemi në kilometrin e fundit!

27/11/2026

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore
  • Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.