AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Standardi i dyfishtë në dosjen “Aruba”, a do ta dorëzojë SHBA Artur Shehun?

by Alb Times
10/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Standardi i dyfishtë në dosjen “Aruba”, a do ta dorëzojë SHBA Artur Shehun?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politika shqiptare e trajton emrin me kujdes ndërpartiak.Mediat në Tiranë kujtojnë se Shehu ka shërbyer në Gardën e Republikës gjatë presidencës së Berishës dhe se trualli është grumbulluar gjatë viteve të qeverive demokratike; por projekti është miratuar nga qeveria aktuale e Edi Ramës, dorëheqja e së cilës kërkohet në protestat që vazhdojnë prej muajsh.Opozita sulmon resortin, por për emrin Shehu, Berisha mbetet dukshëm i heshtur.

Një urdhër arresti për pastrim parash dhe trafik kokaine, i lëshuar në një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një pronë me vlerë miliona dollarë në Miami Beach, në Gjirin Biscayne. Artur Shehu, jeton që prej qershorit me të dyja këto realitete. Askush në anën tjetër të Atlantikut nuk duket se po nxiton t’i lidhë të dyja bashkë.

Për bashkë të akuzuarin e tij vlejtën afate të tjera. Më 30 korrik, Gjykata e Apelit në Selanik miratoi ekstradimin e Ilir Shtufit, ndërtues kullash në Tiranë. Ai ishte arrestuar në qershor, pas një sinjalizimi nga Interpoli, në një hotel të qytetit grek. Shtufi, të cilin mediat shqiptare e lidhin me djalin e liderit të opozitës Sali Berisha, u mbrojt duke thënë se po përndiqet politikisht. Ai do të jetë i akuzuari i parë në dosjen “Aruba” që do t’i dorëzohet nga jashtë Prokurorisë së Posaçme shqiptare SPAK. Nga 20 urdhër-arrestet e saj, deri tani janë ekzekutuar gjashtë.

Pra, kush është Shehu, rreth të cilit sillet dosja? Një sipërmarrës që, sipas investigimeve të Miami New Times dhe rrjetit OCCRP, për vite me radhë bleu nga Florida toka bregdetare në atdheun e tij të vjetër. Avokati i tij e rrëfen kështu historinë e mëparshme: në vitin 1998, Shehu kishte kërkuar azil politik në SHBA, pasi “banda kriminale” i kishin vrarë para syve vëllanë dhe xhaxhain. Ai nuk është dënuar asnjëherë. Por që në vitin 2013, siç tregojnë dokumentet gjyqësore të shqyrtuara nga CBS Neës, banorët e Zvërnecit ia kundërshtonin pronësinë mbi truallin, laguna është habitat i dhjetëra specieve të rrezikuara të kafshëve.

Dosja hetimore prej 200 faqesh, e datës 12 qershor dhe e shqyrtuar nga Reuters, jep përgjigjen e hetuesve. SPAK akuzon Shehun dhe partnerët e tij se kanë transportuar kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve evropiane dhe se fitimet i kanë investuar në një perandori pronash: blerje trualli me mjete të paligjshme dhe dokumente të falsifikuara pronësie, duke “krijuar tituj të rremë pronësie ose duke zmadhuar artificialisht sipërfaqet”. Hetimet janë rezultat i përgjimeve të kryera në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës.

Në prill, Shehu ia shiti truallin bregdetar “Albania Land Development”, kompanisë që qëndron pas projektit të Kushnerit. Të ardhurat, 110 milionë euro sipas dokumenteve të shqyrtuara nga Reuters, u ngrinë në llogarinë e noteres përpara se paratë të mund të mbërrinin tek ai. Dosja nuk përmban akuza ndaj Kushnerit, kompanive të projektit apo investitorëve. Kompania partnere shqiptare e Kushnerit, Sazan Real Estate Development, deklaroi për Neësëeek se “nuk është objekt i asnjë hetimi” dhe se blerjet e tokave janë kryer në mënyrë të ligjshme.

Mbrojtja hedh poshtë gjithçka. “Asgjë nga ato që janë pretenduar për karakterin e zotit Shehu nuk është e vërtetë: ai nuk është as trafikant droge dhe as falsifikues dokumentesh”, deklaroi avokati Kujtim Cakrani për Reuters. Familja e zotëron tokën që nga koha osmane dhe shitja ka qenë e ligjshme. Vetë Shehu e quajti pronësinë e tij “të padiskutueshme” në një emision televiziv shqiptar. Ai tha se e kishte shitur përmes një ndërmjetësi; se kush e kishte blerë përfundimisht tokën, nuk e dinte. Një duzinë banorësh të Zvërnecit i paraqitën Reuters titujt e tyre të pronësisë dhe dokumentet tatimore; përfaqësuesi i tyre ligjor synon të kërkojë në gjykatë ndalimin e punimeve.

Këtu historia pushon së qeni thjesht një çështje shqiptare. Cakrani konfirmoi se klienti i tij është në dijeni të urdhër-arrestit dhe nuk është i shqetësuar për të. Në përgjigje të një kërkese nga Reuters, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Drejtësisë refuzoi të jepte informacion nëse nga Tirana kishte mbërritur ndonjëherë një kërkesë për të lokalizuar ose ndaluar Shehun në Miami. Rezultati është një standard i dyfishtë: Greqia ekstradon një bashkë të akuzuar brenda shtatë javësh. SHBA-ja, ku jeton i akuzuari kryesor dhe ku dhëndri i presidentit promovon projektin, nuk është e detyruar as të përgjigjet.

Politika shqiptare e trajton emrin me kujdes ndërpartiak. Mediat në Tiranë kujtojnë se Shehu ka shërbyer në Gardën e Republikës gjatë presidencës së Berishës dhe se trualli është grumbulluar gjatë viteve të qeverive demokratike; por projekti është miratuar nga qeveria aktuale e Edi Ramës, dorëheqja e së cilës kërkohet në protestat që vazhdojnë prej muajsh. Opozita sulmon resortin, por për emrin Shehu, Berisha mbetet dukshëm i heshtur. Në Tiranë po përgatitet marrja e parë në pyetje. Burri në Miami, për momentin, nuk ka arsye të nxitojë./ Përshtati “Pamfleti”, nga “Junge welt”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.