AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Spiropali-opozitës: Radikalizmi nuk ju çoi askund, të ulemi për Reformën Zgjedhore

by SHT Media
21/03/2024
in Politikë
6
0
Spiropali ‘përplaset’ me Rithemelimin: Ka ardhur koha të gjejmë dy fjalë të përbashkëta
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten, shumica dhe opozita parlamentare debatuan për Reformën Zgjedhore.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, prej fillimit të fjalës së saj përshëndeti fundin e kaosit disamujor dhe rikthimin e normalitetit në Kuvend.

“Është mirë të shohësh gjithë deputetët në vendin e tyre, sepse në fund të fundit kjo është detyra e deputetit: të flasë, të japë opsione, të marrë pjesë në një kuvend ku jemi konkurrentë politikë, por nuk jemi armiq dhe nuk e luftojmë njëri-tjetrin me çdo mjet. Është tashmë e qartë se me rrugën radikale nuk shkohet askund, se flamuri i radikalizmit nuk është flamur fitoreje por disfate. Është gjithmonë mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën dhe të biesh dakord me atë që e ke përballë. Nuk ishte sot e nevojshme t’i mundonim as ambasadorët të vinë në seancë e të na shohin si pajtohemi me njëri-tjetrin. Ne e kemi për detyrë të bëjmë punën tonë dhe është detyra jonë kushtetuese të jemi në kuvend,” tha znj. Spiropali.

Ministrja iu përgjigj përfaqësuesve të opozitës dhe kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha, i cili më herët fajësoi kryeministrin Edi Rama për marrëveshjen e 2008-ës me ish-paraardhësin Sali Berisha për ndryshimet në Kodit Zgjedhor, që e kanë pamundësuar riardhjen në pushtet të opozitës.

“Sa i takon atyre që ngrihen edhe me forcë dhe deklarojnë se marrëveshja e 2008-ës apo edhe të tjerat janë pjesë e politikës së vjetër, dua t’i kujtoj se kanë qenë ata që e kanë ngritur lart flamurin e politikës së vjetër kur kanë qenë në partitë e tyre. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë z. Basha apo z. Alibeaj kur ishin ministra apo në majën  e pushtetit demokrat të kenë ngritur qoftë edhe një shqetësim të vetëm sa i takon sistemit zgjedhor apo çështjeve të tjera. Nuk mund të vish pas 18 vitesh dhe të kujtohesh se nuk je pjesë e këtij sistemi e do ta kthesh përmbys sistemin. S’mund ta bësh e s’mund të na akuzosh ne që po duam të bëjmë një reformë zgjedhore.

Ne ngritëm atë komision ad-hoc të reformës zgjedhore për të gjetur dakordësinë dhe për të ardhur aty me opsione që janë afër të dyja forcave politike, por edhe arsye së gjithë deputetëve. Nuk jemi aty që të presim ultimatume qesharake të njërit apo tjetrit që na detyrokan ne të votojmë një opsion apo një tjetër. Jemi aty për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ky është komisioni më jetëgjatë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe më pa produkt, jo për fajin tonë, por për arsyet tuaja që ju i dini më mirë. Sa i takon listave të hapura, votat e diasporës etj. kemi ende kohë t’i diskutojmë. Kemi qenë në që këto i kemi përfshirë në programin tonë elektoral. Ka qenë ministri ynë i Diasporës që i ka propozuar dhe opsionet si mund të ndodhë,” u shpreh ministrja.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026

“Gjyqësori po i hedh benzinë zjarrit”/ Pagat e magjistratëve, avokati: Palë me opozitën që kërkon destabilitet

14/09/2026

Alarmi i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

14/09/2026

Drama e shpopullimit / Shkolla që ka vetëm 1 nxënës në Neviçishtë të Korçës, mbyllet

14/09/2026

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit
  • Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat
  • Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.