AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 1.8 milionë qytetarë votojnë për kryetarët në 81 komuna! Në garë 309 kandidatë

by SHT Media
19/10/2025
in Botë
6
0
Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 1.8 milionë qytetarë votojnë për kryetarët në 81 komuna! Në garë 309 kandidatë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Maqedonia e Veriut voton për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Votimi është hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në 19:00. Qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 81 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. 

Procesi zgjedhor zhvillohet në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve janë regjistruar 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash.  

Shkupi mban numrin më të lartë të kandidatëve për kryetar bashkie, me gjithsej 16 kandidatë që garojnë për drejtimin e kryeqytetit.  Zgjedhjet po monitorohen nga 1,451 vëzhgues, prej të cilëve 807 vendorë dhe 644 ndërkombëtarë. 

Sipas sondazheve, favorit për të fituar shumicën e komunave është partia në pushtet VMRO-DPMNE. Ndërkohë, opozita maqedonase, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), përballet ende me pasojat e krizës së brendshme pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të majit 2024. 

Garë e ngushtë pritet të jetë edhe në komunat me shumicë shqiptare. Në rreth 15 komuna, shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, dhe beteja më e ashpër zhvillohet mes koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe opozitës së bashkuar në Aleancën Kombëtare për Integrim, të udhëhequr nga BDI. 

Procesi i votimit pritet të mbyllet në orën 19:00, ndërsa autoritetet zgjedhore dhe vëzhguesit ndërkombëtarë janë angazhuar për të siguruar një proces të rregullt, të qetë dhe demokratik. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

04/11/2026

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

04/11/2026

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

04/11/2026

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

04/11/2026

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

04/11/2026

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

03/11/2026

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

03/11/2026

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

03/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

03/11/2026

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

03/11/2026

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

03/11/2026

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

03/11/2026

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

03/11/2026

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky
  • Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.