• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn

29/09/2025
in Kronikë
Sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot në orën 12:00 seancën paraprake për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë të përfshirë në dosje.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila pritet të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, apo do të rikthehet në SPAK për hetime të mëtejshme. Dosja është dërguar për gjykim më 10 shtator.

Sjellim ndërmend se ish-kryebashkiaku Veliaj përballet me pesë akuza të rënda: korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Sipas SPAK, ai dyshohet për 9 raste korrupsioni në marrëdhënie me kompani që kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës, në këmbim të përfitimeve të paligjshme.

Në të njëjtat akuza është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila dyshohet për lidhje me subjekte private dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet gjithashtu për mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.

Për gjykim janë dërguar edhe 16 persona të tjerë, biznesmenë dhe të afërm të çiftit Veliaj-Xoxa. Mes tyre edhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka. Po ashtu mes tyre është edhe një gardian në burgun e Durrësit, i cili akuzohet se i ka dhënë Veliajt një telefon celular gjatë shoqërimit në gjykatë.

Ndërkohë, Veliaj ka kërkuar lirimin nga qelia nëpërmjet një rekursi në Gjykatën e Lartë. Seanca për shqyrtimin e kërkesës është caktuar për 2 tetor, me relatore gjyqtaren Albana Boksi.

Kujtojmë se Veliaj u shkarkua nga posti i kryebashkiakut më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave, pasi nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj pas arrestimit të tij më 10 shkurt. Pas këtij vendimi, qeveria duhet të njoftojë Presidentin e Republikës për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës, ndërsa Presidenti ka 48 orë për të dekretuar datën e zgjedhjeve të reja.

Veliaj, nga ana e tij, është ende brenda afatit 15-ditor për të ankimuar vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese.

Më të lexuarat

  • Vizita në Pekin, kush është miliarderi që Trump kërkoi lirimin nga burgu dhe u refuzua nga homologu kinez

    Vizita në Pekin, kush është miliarderi që Trump kërkoi lirimin nga burgu dhe u refuzua nga homologu kinez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skema 10 milionë euro e AKSHI-t për biskota e çokollata, SPAK heton edhe rolin e Tatimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dyshekë dhe mbeturina në mes të “Myslym Shyrit”, Braçe nxjerr pamjet: Vatër infeksioni!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tajvani, nga një “copë baltë” në oqean në një kurth për Trump dhe Xi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasja në PS, Braçe: Nuk më pëlqeu statusi i Spiropalit, debati me Ramën zgjati 5-6 minuta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shqiptarët janë ‘talebanë’ perëndimorë,” Rama nga Estonia: Jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ia zbuluan dhëndrit të Majlinda Bregut “iPhone 17” në burg? Ishte nën përgjim nga BKH-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!