• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Sot, seanca e fundit e legjislaturës së X. Shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit të Integrimit

03/07/2025
in Politikë
EMRAT/ “Plas” gara në listat e hapura, kandidatët që kanë siguruar deri më tani një vend në Kuvend

Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë.

Në rend të ditës është miratimi i raportit vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) për vitin 2024.

Në këtë raport thuhet se, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian vazhdon të mbetet organi më lartë këshillimor kombëtar për diskutimin e çështjeve të integrimit evropian, por dhe njëkohësisht një platformë mbarëkombëtare dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë grupet e interesit.

Sa i përket vitit 2025, KKIE do të përqendrojë veprimtarinë në disa drejtime kryesore si nxitja e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura, shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fokus vijon monitorimi i zbatimit të detyrimeve, gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, monitorimi i zbatimit të rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian 2024 dhe nënkomiteteve BE-Shqipëri.

Po ashtu, KKIE ka në fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve të të gjithë grupeve të interesit në lidhje me procesin e integrimit, informimin korrekt të publikut mbi monitorimin e detyrimeve për anëtarësim.

Kuvendi gjithashtu pritet të miratojë aktin normativ të ndryshimeve ne buxhetin e vitit 2025.

Në rend të ditës është edhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e vendimit nr.2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.

Në rend të ditës në seancën e sotme është edhe projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për markat tregtare”.

Në rend të ditës është edhe projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.

Gjithashtu në seancën e sotme do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.

Kuvendi pritet të diskutojë edhe projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për ligjin për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993 “Për investimet e huaja”, i ndryshuar.

Më të lexuarat

  • Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    Media italiane: Edi Rama “peshkon” nga arka e shtetit për të shpëtuar koncertin e Kanye West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 3 ‘zonjat e zeza’ të Edi Ramës: Adelina Greca, Elira Kokona dhe Lorena Goxhobelli; zinxhiri i grabitjes së tokave shtetërore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bombardimet dhe marrëveshjet nuk funksionuan; a ka Trump një plan C për Iranin?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumente/ Ben trafikanti, “lavatriçja” e Mirela Kumbaros; hotel e resort tjetër në Potam të Himarës, me firmën e Edi Ramës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Në protestë për varfërinë / Pasuria miliona euro e Gjin Gjonit, simbolit të korrupsionit në drejtësi, si u bë doktor pa arsimin e lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Integrimi në BE/ Shqipëria hyn në një fazë tjetër, mbyll tre kapitujt e parë negociues; Drejtësia mbetet “problem”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Strategjia e re e SHBA-së për t’i bërë presion Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Google nis rikthimin e review-ve. Dështon terrorizmi i revolucionit mbi turizmin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!