AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

SOT NATA FINALE/ A do të shpallet Elsa Lila për herë të katërt fituese e Festivalit dhe a do të shkojë në Eurovizion pë

by SHT Media
23/12/2023
in Kryesore
6
0
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot është nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH ku do të zgjidhet fituesi i edicionit të 62 nga juria me 11 anëtarë profesionistë. Në skenë sot do të përformojnë 22 këngëtarë, 8 prej të cilëve janë artistë të rinj debutues. Por në garën për në Eurovizion do të jenë të 31 pjesëmarrësit e këtij edicioni dhe do të jetë vota e teleshikuesve që do të përcaktojë përfaqësuesin e Shqipërisë në kompeticionin europian. Ndërkohë natën finale të Fest 62 do të kenë mundësi ta ndjekin gjithë shqiptarët e rajonit, pasi do të transmetohet drejpërsëdrejti në disa televizone publike, në vendet ku ata jetojnë. Për teleshikuesit nga Kosova, nata e fundit e festivalit do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës ndërsa tre netët e kaluara janë transmetuar në kanalin muzikor të RTK-së. Nata finale e Fest 62 do të transmetohet drejpërsëdrejti  edhe në Maqedoninë e Veriut përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe. Për herë të parë në historinë e festivaleve, nata finale e Fest 62 do të transmetohet edhe në Malin e Zi në kanalin shqip të radios së Malit të Zi, i vetmi kanal atje që transmeton shqip 24 orë.

Begaj dhe Kurti, mes personaliteteve të shumta në natën finale

Natën finale të Festivalit të 62-të të Këngës në RTSH pritet ta ndjekë edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shoqëruar nga bashkëshortja, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në sallën e Pallatit të Kongreseve, në natën finale, do të jenë të pranishëm edhe kantautori dhe një prej moderatorëve më të njohur në vend në botën e spektaklit, Ardit Gjebrea, së bashku me bashkëshorten, regjisori Petri Bozo, çifti i famshëm Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Do të performojë edhe Aurela Gaçe.

Nata e katërt finale e Fest 62 pritet të ketë edhe shumë personalitete të tjera të njohura, të cilët do të shijojnë drejtpërdrejt natën magjike të Fest 62, si dhe momentet e ndarjes së çmimeve. Surprizat nuk do të jenë vetëm në sallën e Koncerteve në Pallatin e Kongreseve, por edhe në skenën magjike e cila është kthyer në epiqendrën e artit dhe kulturës mbarëkombëtare.

A do të jetë fituese për herë të katërt dhe a do të shkojë në Eurovizion për herë të parë në Elsa Lila?

Ajo në tre pjesëmarrje e ka fituar tre herë festivalin. Megjithatë nuk ka shkuar asnjëherë në Eurosong. Kjo për arsyen se në dy rastet e para që Elsa Lila fitoi festivalin në RTSh, Shqipëria nuk e kishte fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Eurosong. Fitorja e vitit të kaluar nuk i dha mundësi, pasi u shpallën dy fitues dhe ai me votat e publikut të cilin e fitoi familja “Kelmendi” mori këtë të drejtë.  Nuk duhet paragjykuar, pasi Elsa Lila për nga niveli i lartë artistik merr pjesë për të fituar. Cila është kënga me të cilën Elsa Lila Pretendon të çojë Shqipërinë në Eurovizion? Elsa Lila garon në “Festivalin e Këngës në RTSH” të këtij viti me këngën “Mars”, e cila vërtetë është një këngë emocionuese që përfshin shpirtërisht dëgjuesin gjatë interpretimit.

Kjo këngë është një kompozim i vetë këngëtares të njohur për publikun shqiptar dhe është dirigjuar në orkestër nga mjeshtri italian Enrico Melozzi. Kënga pasqyron sfidat dhe rrënimin shpirtëror që Elsa Lila ndjeu në periudhën ku u arrestua nga policia italiane, nën akuzën për trafikim droge.

Ndër rreshta, ajo ndan përvojën e saj personale. “Ishte një mars i gjatë, në një dhomë të ftohtë, me mure zhgarravitur”, duke evokuar kujtesën e asaj kohe kur ajo u arrestua nga autoritetet italiane.Disa muaj më pas, Elsa Lila u shpall e pafajshme nga autoritetet italiane, por sidoqoftë kjo ngjarje tronditi jetën e saj.

Lista e këngëtarëve që do të performojnë sonte në natën finale:

Kastro Zizo-2073

Mal Retkoceri – Çmendur

Erina & The Elementals – Jetën n’skaj

Melodajn Mancaku – Nuk jemi më

Tiri Gjoci-Në ëndërr

Kleansa Susaj – Pikturë

Irma Lepuri – Më prit

Festina Mejzini-Melos

Eldis Arrnjeti – Një kujtim

Martina Serreqi – Vetëm ty

Besa Krasniqi – Esenciale

Sergio Hajdini – Uragan

Olimpia Smajlaj – Saj

Anduel Kovaci – Nan

Michela Paluca – Për veten

Peter Pan kuartet – Një herë

Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë

Arsi Bako – Zgjohu

Elsa Lila – Mars

Andi Tanko-Herë pas here

Shpat Deda – S’mund t’fitoj pa ty

Big Basta & Vesa Luma-Mbinatyrale

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë

05/09/2026

A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet

05/09/2026

Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

05/09/2026

“Do t’i presim me vezë, domate e miell”, Lika paralajmëron deputetët dhe ministrat: Çdo seancë plenare do të na kenë te dera!

05/09/2026

Prestanome i krimit? Vasil Bedinaj ngriti skenarin mediatik për gjobëvënie nga Luan Muça me 5 milionë euro, por si qëndron e vërteta?!

05/09/2026

Pasuria e ‘beut fason’ Skënder Pashaj, deputeti i PS miliona euro nga djersa qindra grave e vajzave të varfëra, pronat dhe llogaritë e majme bankare

05/09/2026

Adem Alushi i Aldent korrupton me dhëmbë porcelani kupolën e Ministrisë së Arsimit, fton drejtoreshën e ASCAL Anisa Subashi në ‘fabrikën’ e tij të diplomave, konflikt interesi dhe dyshime për pastrim parash

05/09/2026

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

05/09/2026

“Koordinatori” i madh i Edi Ramës: Ron Yeffet dhe interesat e errëta që kryqëzohen rreth kryeministrit

05/09/2026

Ankaraja i rrëzon Ramës “Shtetin Bektashi”: Nuk e njohim Baba Mondin si lider botëror

05/09/2026

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skandali Epstein ‘mbërrin’ në Itali, Prokuroria e Romës nis hetime për italianë të përfshirë
  • A do të marrë fund lufta? Nis takimi i Putinit me Kushner dhe Witkoff: Do të flasim për të gjitha aspektet
  • Gledian Llatja hap dyqan lodrash te Qendra Toptani, bashkëpronar i Rezidencës Arena në Elbasan. Çfarë e lidh me kompaninë Viola Green?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.