AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

by SHT Media
18/12/2025
in Botë
6
0
Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

John Travolta dhe bashkëshortja e tij e ndjerë, Kelly Preston, bënë tre fëmijë bashkë, por më i vogli rezulton që biologjikisht është një Presley.

Ish-bashkëpunëtorja e Priscilla Presley, Brigitte Kruse, ka ngritur padi ndaj djalit të saj, Navarone Garcia, për shkelje të kontratës. Ajo që ka më shumë interes në dokumentet ligjore është që Kruse pretendon se John e Kelly përdorën vezët e Riley Keough për të sjellë në jetë djalin e tyre, Ben.

Kruse shprehet se ish-burri i Lisa Marie Presley, Michael Lockwood, i ka thënë se Kelly nuk mundte të lindte fëmijë. Ai deklaron se Travolta e Preston përdorën vezët e Lisa Marie më parë për shtatzëninë, por më vonë jo sepse nuk donin “vezë me heroinë.”

Nuk dihet nëse vezët e Lisa Marie kanë bërë të mundur që çifti të ketë fëmijë.

Kruse pretendon se është firmosur një marrëveshje ku Riley, një prej vajzave të Lisa Marie, ka dhënë vezët e saj që Kelly të lindte Ben, i cili sot është 15 vjeç. Sipas Kruse, Riley mori një makinë të vjetër Jaguar dhe është paguar rreth 10-20 mijë dollarë.

Sipas Kruse, Lockwood i ka thënë se ishte aq trokë sa po hante “ushqim qensh” dhe donte që ta përdorte këtë sekret të Travolta për të arritur një marrëveshje për veten dhe vajzat e tij.

Kruse deklaron se Lockwood ishte këmbëngulës duke thënë se John “duhet të ndihmonte për të shpëtuar karrierën e tij pas akuzave për sulm seksual ndaj meshkujve të tjerë.”

Në dokumente, përfshihet një shënim dore ku shkruhen fjalët “partnerët e fertilitetit CA”, “Ben Travolta” dhe “fëmija i Kelly Preston.”

Njëkohësisht ka edhe një shkëmbim mesazhesh ku duket se Ben Travolta quhet “stër-stërnipi i bukur” i Priscilla.

Marty Singer dhe Wayne Harman, avokatët e Priscilla thanë për TMZ: “Pas humbjes së njëpasnjëshme të mocioneve në këtë çështje dhe përpjekjeve të pasuksesshme për të skualifikuar nga përfaqësimi avokatin zyrtar të Presleyt, Marty Singer, Brigitte Kruse, Kevin Fialko dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë treguar se nuk ka asnjë kufi të ulët dhe asnjë vijë etike që nuk janë të gatshëm ta shkelin në përpjekje për t’i shkaktuar dhimbje të mëtejshme Priscilla Presley dhe familjes së saj.”

“Në një përpjekje plotësisht të papërshtatshme për të ushtruar presion te Presley që të tërheqë deklaratat e saj të vërteta e legjitime, Kruse dhe bashkëkomplotuesit e saj kanë paditur gjithashtu djalin, kushëririn dhe asistentin e Presley”, shtojnë ata duke thënë se këto akuza janë “të turpshme” dhe për këtë do të përballen në gjykatë.

Jordan Matthews nga Holtz Matthews LLP tha: “Brigitte Kruse dhe Kevin Fialko janë të trishtuar që janë detyruar të paraqesin padinë e fundit. Ata janë akuzuar për veprime të tmerrshme që nuk mbështeten në asnjë provë. Kjo ankesë është për të zbuluar të vërtetën, për të korrigjuar historinë dhe për të sjellë prova për punën që është bërë në mirëbesim për të sjellë paqe, zgjidhje dhe qëndrueshmëri në familjen Presley, pavarësisht ekspozimit ndaj paqëndrueshmërisë së vazhdueshme.”

John Travolta nuk ka reaguar ende.

Vitin e kaluar, Priscilla Presley paditi Kruse dhe bashkëpunëtorët e saj për mashtrim dhe abuzim të moshuarish. Kruse i mohoi akuzat.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

23/10/2026

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

23/10/2026

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

23/10/2026

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

23/10/2026

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

23/10/2026

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

23/10/2026

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

23/10/2026

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

23/10/2026

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

23/10/2026

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

23/10/2026

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

23/10/2026

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

23/10/2026

Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

23/10/2026

Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

23/10/2026

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin
  • “E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.