AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Sjellje e turpshme”, Kaso i Berishës sulmon Kolegjin Zgjedhor: Institucion i panevojshëm

by SHT Media
21/06/2025
in Politikë
6
0
“Sjellje e turpshme”, Kaso i Berishës sulmon Kolegjin Zgjedhor: Institucion i panevojshëm
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në katër vendime të njëpasnjëshme dhe pa humbur kohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e Partinë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultatit nga KQZ. Kjo qasje, sipas demokratëve, dëshmon që ky organ është noter i vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo një institucion i pavarur.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, që njëherësh është edhe Sekretar për Çështje Zgjedhore dhe Ligjore, pohon se Kolegji Zgjedhor nuk ka ballafaquar pretendimet e palëve, por vetëm ka rrëzuar kërkesat e demokratëve.

“Është për fat të keq një provë që Kolegji Zgjedhor nuk e ka kaluar, ka patur kuriozitet të madh se si ky Kolegj i zgjedhur para 11 majit do të  ngrohej në lartësinë e detyrës apo jo. Ky kolegj ka zgjedhur për fat të keq të vazhdoj në traditën e turpshme të kolegjit paraardhës, që ka qenë vetëm noter çfarëdolloj rezultati apo pretendimi nga KQZ”.  

Në një intervistë për A2CNN, Ivi Kaso thotë se Kolegji e ka humbur besimin e demokratëve dhe shton se ky organ është bërë i panevojshëm për procesin zgjedhor, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi ekzistencën e tij në të ardhmen.

“Ka nxituar që ta mbyll shpejt procesin, ndoshta për të mos djegur pushimet që gjyqtarët kanë rezervuar. Kjo është sjellja më e turpshme që mund të bëjë një institucion i tillë, i veshur me një përgjegjësi kaq të madhe dhe pritshmëri kaq të madhe, dhe besoj është premisa më e mirë që reforma e ardhshme zgjedhor ta konsideroj me kujdes ekzistencën e një organi që me sjelljen e vetë e ka provuar veten që është i panevojshëm në procesin zgjedhor”.

Përkundër kësaj ideje, Kaso thotë se demokratët ende nuk e kanë marrë një vendim nëse do të ulen në karriget e parlamentit në shtator, e po ashtu shton se nuk janë gati për të dialoguar me mazhorancën socialiste.

“Nuk është ende koha për të folur për reformë elektorale,  misioni ynë dhe përkushtimi ynë, është që të eksplorojmë  se çfarë ka ndodhur në 11 maj, para dhe pas kësaj date. Ta bëjmë transparente para shqiptarëve dhe para ndërkombëtarëve. Dhe më pas do të jenë forumet e PD që jo vetëm do të përcaktojnë piketat e aksionit politik, por edhe  raportin tonë me parlamentin dhe veçanërisht me nisma të tilla kaq të rëndësishme brenda jetës parlamentare  siç është reforma zgjedhore”.

Deputeti demokrat pohon se deri kur forumet e PD do të marrin vendime, do të vijohet me denoncime për atë që e quajnë farsë zgjedhore.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026

Për ‘trimen’ Eli Fara, që bën BLOCK ata që ia thonë të vërtetën në sy!

03/10/2026

Ambasadori amerikan mbledh në pritje politikanë! Berisha mbetet non grata, Eric Wendt nuk e fton në ceremoni

03/10/2026

“Berisha i lau duart që në 1997”, Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

03/10/2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

02/10/2026

Mes lotësh, Alketa Vejsiu kujton momentet e fundit me babanë e saj: Krenare që jam vajza e një njeriu të thjeshtë

02/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht
  • Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.