AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Situata me zjarret në vend, 8 vatra janë shuar, ndërsa 4 të tjera ende aktive

by SHT Media
26/08/2025
in Botë
6
0
Situata me zjarret në vend, 8 vatra janë shuar, ndërsa 4 të tjera ende aktive
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njoftoi se janë raportuar 12 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 8 janë shuar, 4 mbeten aktive dhe një tjetër është në monitorim.

Situata më e rënduar paraqitet në bashkinë Vlorë, ku flakët në fshatin Delisuf kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe janë shtrirë deri në zonën e mbrojtur të Pishë-Poros.

Autoritetet bëjnë të ditur se në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, efektivë të ushtrisë, policisë dhe shërbimeve bashkiake, të mbështetur edhe nga ndërhyrja ajrore me helikopterë të Forcës Ajrore dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Vatra më problematike ndodhet në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, ku një zjarr i nisur pasditen e 25 gushtit ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier, duke depërtuar në zonën e mbrojtur të Pishë-Poros. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa gjatë natës zjarri ka zgjeruar ndjeshëm perimetrin.”

Forcat e angazhuara po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të shmangur depërtimin e zjarrit drejt kanalit të hidrovorit.

Autoritete njoftojnë se në operacion janë angazhuar mbi 120 efektivë nga BMEC, Forcat e Armatosura, zjarrfikës të MZSH Vlorë, si dhe forca të policisë, bashkisë dhe AdZM-së, të mbështetur nga 3 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera logjistike.

Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv.

Gjithashtu ditën e djeshme në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë.

Qw prej dy ditwsh, autoritetet e Emergjencave Civile, njoftojnw se vijon puna për shuarjen e zjarrit me 7 automjet zjarrfikëse më 22 efektivë nga MZSH-të, Skrapar, Berat, Poliçan, 5 forca nga Shërbimi Pyjor, 35 forca bashkiake dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura.

“Sipërfaqja e përshkuar deri në këto momente është rreth 18 ha. Si rezultat i erës janë riaktivizuar disa vatra të vogla brenda asaj kryesore. Janë vetëm dy vatra të vogla brenda zonës së djegur me prezencë tymi, nuk ka rrezik për banesa.”

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zarri është riaktivizuar në afërsi të piramidës 15. Në terren gjatë ditës u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë të cilët punuan midis piramidave 14 dhe 15, në kufi me Greqinë. Ditën e sotme situata paraqitet më e normalizuar. Zona do vashdojë të mbahet në monitorimi nga forcat MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen 4 efektivë me 1 automjet zjarrfikës që po qëndrojnë në gatishmëri të pandërprerë 24 orë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vatrës së zjarrit.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:

1.      Fshatin Vrepckë (Shelegur), njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë

2.      Në rrugën “Bilal Troksi”, zona “Fushë Farkë”, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë

3.      Në fshatin Stajke, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës

4.      Në fshatin Shtoi i Ri, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër

5.      Në fshatin Peshtan i Madh, njësia administrative Levan, bashkia Fier

6.      Në autostradën Laç-Lezhë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë

7.      Në fshatin Shumbat, njësia administrative Sllovë, bashkia Dibër

8.      Në fshatin Portgorcë, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

22/10/2026

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

22/10/2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

22/10/2026

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22/10/2026

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

22/10/2026

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

22/10/2026

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

22/10/2026

“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

22/10/2026

Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

22/10/2026

Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

22/10/2026

Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

22/10/2026

Balla me gishtin e gjakosur i përgjigjet Berishës: Dhuna nuk e ndal dot agjendën europiane

22/10/2026

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

22/10/2026

Ndërron jetë 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq–Delvinë

22/10/2026

“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva
  • Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.