• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

20/02/2026
in Opinion
Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Nga Adriatik Doçi

Si demi që turfullon para bezes së kuqe, Partia Demokratike iu turr Fatmir Xhafajt, madje sajoi edhe Babalen, për të cilën bëri burg Salianji, për përfshirjen e të vëllait në trafikun e drogës. Ndonëse Xhafaj nuk mbart përgjegjësi ligjore për aktivitetin e paligjshëm të të vëllait, lodrat e SHQUP-it nuk pushuan për dy vite me radhë. Krahas dosjes, Xhafajt i tundnin edhe një fotografi me Enver Hoxhën, në një kohë kur më shumë fotografi me diktatorin kishin vetë Kumbari i SHQUP, Sali Berisha bashkë me Tritan Shehun, ish pionerin kundër kishave dhe xhamive.

Një ditë më parë, mediat italiane raportuan se vëllai i deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti, Markelian Hoti, 27 vjeç, është arrestuar në Romë në zbatim të një urdhër-arresti europian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore belge për trafik të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Në vitin 2016, Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti, u arrestuar në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge.

Para zgjedhjeve të 11 majit 2025, bashkëshorti dhe vëllai i deputetes së PD-së u arrestuan për kanosje ndaj votuesve. Ndërkaq, në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale.

Në gusht të vitit 2021, Mark Marku dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin ia besuan qytetarët e Qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Vetëm disa ditë para se të konstituohej Kuvendi ri, deputeti i PD-së hoqi dorë nga mandati për motive jo edhe aq bindëse. Vendin e tij e zuri pikërisht Elda Hoti. PD mori katër mandate në Lezhë. Elda Hoti renditej e pesta në listë me 2733 vota.

Zonja Hoti kishte qenë më parë kandidate e LSI-së. Mandej kaloi me Partinë Republikane të Fatmir Mediut, ku edhe mori madatin e Mark Markut, duke u zhvendosur përfundimisht tek PD-ja. Ka dyshime të forta dhe zëra që madati i zonjës Hoti është blerë me para produkt i aktivitetit kriminal. Rasti Elda Hotit tregon se kauza e narkoshtetit të opozitës është thjeshtë një beze e kuqe në arenën politike dhe se Sali Berisha operon dhe zbaton vetë çdo marifet, për të cilin akuzon kundërshtarin politik.

Më të lexuarat

  • Ndërtimi i pallatit 5-katësh pa leje në Qeparo, Skënder Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë së Himarës!

    Ndërtimi i pallatit 5-katësh pa leje në Qeparo, Skënder Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë së Himarës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Standardi i dyfishtë në dosjen “Aruba”, a do ta dorëzojë SHBA Artur Shehun?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Spiunët” e borxheve, lind biznesi i patronazhimit financiar të qytetarëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thellohet përplasja, Vuçiç ashpërson tonet me Shqipërinë për Ibrin: Çfarë lidhje ka Tirana?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 18 zjarre në 12 orë! Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër flakëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Eklipsi diellor i 12 gushtit: Çfarë shohin në të vërtetë qentë dhe macet?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bisedat / Revolucionarët diskutojnë mbi rolin e gazetarit Adriatik Doçi në sabotimin e protestës për rrëzimin e Ramës, si do formohet qeveria teknike në vjeshtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet / Dajat e Vasilit dhe Metës 70 milionë euro tendera nga qeveria Rama, jetë luksi dhe evente mode me paratë publike, korrupsion e pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është llogaritari nga Lushnja Mirgen Dervishi që përlau 4 milionë euro nga Bankers me fatura fiktive dhe ku i ka çuar paratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!