• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Si nisi ‘përplasja’? Shabani ‘qetëson’ Lapajn: Mandati t’i shkojë listës së hapur! 

14/07/2025
in Politikë
Si nisi ‘përplasja’? Shabani ‘qetëson’ Lapajn: Mandati t’i shkojë listës së hapur! 

A ka një krisje mes ‘Nismës Thurje’ dhe Shqipëria Bëhet pas zgjedhjet e 11 majit dhe çfarë do të ndodhë me mandatin e Adriatik Lapajt? Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani i ftuar në Report Tv ‘qetëson’ aleatin e tij Lapaj, duke theksuar se i ka kërkuar KQZ që të njohin dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur dhe të shkojnë tek kandidatët e listës së hapur. Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka fituar vetëm një mandat në Tiranë, ku më i votuari i listës së hapur është vetë Lapaj.

“Ka një realitet mediatik, u krijua një furtunë në gotë. U krijua bindja sikur një nga aktivistët e Nismës ka marrë mandatin, gjë që s’ka ndodhur. Prej 2 muajsh presim që KQZ të marrë një vendim për shpërndarjen e mandateve dhe për njohjen e dorëheqjeve që ne kemi depozituar dhe gjatë kësaj periudhe ka kaluar kohë, ka pasur edhe ato zhvillimet, por praktikisht nuk ka ndodhur asgjë. Të premten kam dërguar letër që të procedojnë sa më shpejt me njohjen e dorëheqjeve që janë depozituar nga lista e mbyllur dhe të procedojnë me shpërndarjen te lista e hapur, ku në Tiranë është Lapaj”, tha Shabani.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Shabani sqaron me detaje edhe debatin për mandatin në Tiranë dhe historinë me kandidatin Zeqir Kordhoni, i cili ‘rrezikon’ karrigen e Lapajt në Kuvend. Sipas Shabanit, kandidati në fjalë është kandiduar në listë të hapur nga Nisma Thurje, por ‘Shqipëria Bëhet’ e ka vendosur në listë të mbyllur për shkak se e ka zëvendësuar me një grua për të respektuar kuotën gjinore.

Shabani thotë se Kordhoni ka pasur dëshirë që të kandidonte në listë të hapur, por përfundoi në listën e mbyllur pasi Shqipëria Bëhet dorëzoi listat me emrat e kandidatëve në ‘minutën e fundit’ në KQZ dhe më pas koha ishte shumë e shkurtër për të rregulluar gabimin me koutën gjinore.

“Krodhoni është aktivist i nismës, që në 2023, ka qenë vëzhgues zgjedhjesh, ka shpërndarë fletëpalosje, ka qenë kandidat dhe ka dashur të ishte kandidat në listën e hapur. Për shkak të ligjit zgjedhor ne i kemi depozituar 40 kandidatë tek Shqipëria Bëhet, që ishte partia drejtuese e koalicionit. Ata pastaj e kanë depozituar në KQZ, Shqipëria bëhet e vonoi deri në fund. Listën e dorëzoi në 12 të natës dhe siç bëhen gjërat në momentin e fundit, ka pasur një gabim ku kanë çuar më shumë gra tek lista e mbyllur. KQZ ia ktheu dhe i dha një afat shumë të shkurtër dhe për shkak të mungesës së balancës ligjore, kishte më tepër gra se çfarë lejon ligji, ata kanë shtuar zotin Kordhoni tek lista e mbyllur. Ai i ka kërkuar informacion KQZ, cila është situata, dokumentacioni që është depozituar. Ka qenë një kërkesë për informacion ajo që keni deklaruar në media”, thekson Shabani.

Pavarësisht kësaj situate të krijuar, Shabani thotë se dakordësi me Lapajn është që kandidatët e listës së mbyllur të dorëhiqen dhe mandati t’i kalojë listës së hapur. Këtë vullnet i bën thirrje edhe KQZ që ta zbatojë.

“Jam takuar javës së kaluar, një ditë pas ju nxorët lajmin, kem diskutuar, kemi parë kuadrin ligjor, veprimi i KQZ, sido që të jetë duhet të respektojë vullnetin e kandidatëve tanë, zgjedhësve tanë, që qartazi kanë shkuar për listën e hapur. Do doja që komisioneri të vazhdojë me listën e hapur. Kjo është dakordësia jonë, të kalojnë të lista e hapur, ne kemi disa hallka për të ankimuar çdo vendim që do marrë komisioneri, por mua s’do më bënte sens që komsioneri të vepronte ndryshe”, theksoi Shabani në Report Tv.

Që Lapaj të futet në Kuvend, duhet të refuzojnë mandatin 12 kandidatët e listës së mbyllur. Report TV mësoi ekskluzivisht se një prej emrave, që rezulton se është një punëtor ndërtimi, Zeqir Kordhoni, nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!