AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Si e parashikoi “Komploti” i Ben Blushit një luftë në Ballkan

by SHT Media
21/11/2023
in Kryesore
6
0
Si e parashikoi “Komploti” i Ben Blushit një luftë në Ballkan
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Romani i ri i Ben Blushit që ngjalli shumë debat, pasi parashikoi se Shëngjini do të kthehej në një qytet refugjatësh, përshkohet nga fillimi deri në fund nga pandemia e një lufte në Ballkan. Më saktë, një luftë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Pikërisht një luftë e mundshme në Kosovë po përflitet shumë këto ditë, pasi Presidenti Zelensky deklaroi se ka informacione se Rusia po përgatitet të shkaktojë një konflikt mes dy shtetesh në Ballkan. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka ardhur urgjentisht në rajon këto ditë, përfshirë Serbinë, Kosovën dhe SHBA-të kanë paralajmëruar Rusinë që të mos provokojë Ballkanin.

Për një luftë të mundshme mes Shqipërisë dhe Serbisë për shkak të Kosovës bën fjalë edhe romani “Komploti” i Ben Blushit i shkruar në shkurt-mars të këtij viti siç thotë vetë autori.

Ngjarjet e “Komplotit” zhvillohen në vitin 2044, atëherë kur Shqipëria ka një popullsi të përzjerë me afro 200 mijë afganë dhe 1 milion shqiptarë. Afganët, të cilët marrin Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, të nxitur nga amerikanët mobilizohen për të çliruar Kosovën, veriu i të cilës është pushtuar nga Serbia me mbështetjen e Rusisë.

Kjo ngjarje e imagjinuar, pra e fantazuar i ngjan pikë për pikë skenarit që paralajmëroi Zelensky dhe që realisht ndodhi në fund të shtatorit të këtij viti, kur një komando serbe sulmoi policinë e Kosovës, duke vrarë një polic shqiptar. Qëllimi i terroristëve serbë ishte i qartë: “Të pushtoni veriun e Kosovës duke e bërë Kosovën një shtet jofunskional dhe me rajone të pushtuar siç është edhe Ukraina sot.”

Tek “Komploti” i Ben Blushit, personazhet flasin gjërësisht për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore, që mund të ndodhë nëse serbët pushtojnë Kosovën dhe atëherë Amerika dhe Rusia ndërhyjnë në konflikt.

Sipas Blushit, në vitin e largët 2044, serbët me ndihmën e rusëve e kanë realizuar këtë synim duke marrë veriun e Kosovës. Ja çfarë thuhet në roman: “Një luftë në Ballkan ndoshta do të shkaktonte një shpërqendrim, duke e detyruar Rusinë të hiqte dorë nga veriu ku ajo ndihej më e fortë, për të zbritur në jug. Aty ku, nga pikëpamja strategjike, ajo kishte më pak trupa. Ndoshta ky ishte projekti. Të detyrohej Rusia të hiqte dorë nga një luftë, duke hapur një luftë tjetër. Dhe një luftë e shqiptarëve me serbët, nën pretekstin e rimarrjes së territoreve do të ishte një ngjarje më e madhe se lufta e largët në Ukrainë. Për të realizuar këtë qëllim, shqiptarët ishin populli më i përshtatshëm. Ata jetonin me fiksimin historik se duhej të rikthenin në Shqipëri Kosovën, gjysma e të cilës ishte pushtuar nga serbët në vitin 2025 me përkrahjen ruse.”

Blushi vazhdon më tej në këtë linjë kryesore të romanit, duke futur në lojë tre çifutë, të çuditshëm, të cilët organizojnë një “Komplot” pikërisht për të shmangur Luftën e Tretë Botërore që mund të niste mes Rusisë dhe Amerikës nëse shqiptarët dhe afganët do të çlironin territoret e pushtuara në veri të Kosovës.

Ja çfarë thotë njëri prej tyre: “Republika e Shqipërisë po hyn në luftë dhe ne duhet ta ndalojmë me çdo kusht. Shqipëria do të shkojë në luftë do apo nuk do, sepse mesa duket ky është një vendim i Amerikës. Jemi shumë afër Luftës së Tretë Botërore.”

“Komploti” ka në qendër synimin historik të shqiptarëve për të rimarrë Kosovën nga serbët. Këtë projekt, në libër vendosin ta zbatojnë afganët refugjatë të ardhur në Shqipëri të cilët në vitin 2044, sipas Blushit janë një komunitet që përfaqësohet në qeverinë e Shqipërisë me postin e Ministrit të Mbrojtjes i cili është një afgan. Një ditë ky personazh shkon me një avion luftarak në qiejt e Kosovës dhe aty krijohet një incident, të cilin të gjitha mediat e botës e raportojnë si një sinjal lufte mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ja çfarë shkruhet në roman: “Pas Ukrainës, Kosova ishte vatra e dytë më e nxehtë në planet dhe të gjithë analistët e botës vinin bast se konflikti i ri botëror do të ndodhte në fund të asaj fushe të sheshtë, të mbushur me zogj të zinj”.

Në përfundim të romanit, tre çifutët që përpiqen të shmangin një Luftë të Tretë Botërore gjejnë një zgjidhje të paparashikueshme për të shmangur konfliktin por kjo ndodh vetëm në roman. Mbetet për t’u parë nëse diplomacia do të arrijë të shmangë një konflikt të cilin superfuqitë, Amerika dhe Rusia duket sikur po e gatuajnë secila për interesat e tyre.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi
  • Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.