AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

by Alb Times
20/10/2026
in Botë
6
0
Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 2 mijë e 400 persona janë arrestuar pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Gjatë trazirave, protestuesit dogjën automjete, sulmuan ndërtesa publike dhe grabitën biznese në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera.

Në kryeqytet, shtetrrethimi ishte në fuqi nga ora 23:00 e së hënës deri në orën 06:00 të së martës. Gjatë natës, një helikopter policie patrulloi mbi sheshin Place de la République, punonjësit bashkiakë pastruan mbishkrimet në monumentet e dëmtuara dhe hoqën simbolin gjigant të jelekut të verdhë nga sheshi Place de la République.

kryeministri francez Sébastien Lecornu deklaroi se vendosja e orës policore ka qene efektive dhe sipas tij, “Objektivi është mjaft i thjeshtë: një kthim i menjëhershëm i rendit,”

Kryeministri Lecornu akuzoi grupet radikale ultra të majta për hartimin e një “plani kryengritjeje” që çoi në trazira të dhunshme gjatë fundjavës.

Ndërsa ministri i Brendshëm Laurent Nunez njoftoi se Franca do të dërgojë disa forca ushtarake për të përforcuar policinë gjatë protestave të planifikuara të shtunën e ardhshme.

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, bëri të ditur se nga rreth 2,500 personat e arrestuar që prej së shtunës, 149 persona janë burgosur në të gjithë vendin, ndërsa më shumë se 800 të arrestuar janë paraqitur përpara prokurorëve. Ministri i Drejtësisë premtoi se protestuesit do të përballen me ndëshkime jashtëzakonisht të ashpra.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj situatës në Francë, duke kërkuar masa të forta për rivendosjen e rendit dhe sigurisë.

Ai e përshkroi Francën si një komb dikur të madh që ishte “pushtuar, plaçkitur dhe djegur deri në themel nga emigrantët, xhihadistët dhe komunistët”.

Trump u ka bërë thirrje autoriteteve franceze të marrin situatën nën kontroll dhe ka kërkuar mbylljen e kufijve.

Por trazirat nuk janë kufizuar vetëm në Francë. Incidente të rënda janë raportuar edhe në Itali, veçanërisht në Milano, ku përplasjet mes të rinjve dhe policisë kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë lënë efektivë të plagosur.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Antonio Tajani njoftoi se vendosja e 500 trupave me kompetenca policore në Milano do të jetë ndër masat që kabineti i kryeministres Giorgia Meloni do të miratojë të martën në përgjigje të trazirave të fundjavës së kaluar nga të rinjtë në qytet.

Trazirat filluan të shtunën në prag të një demonstrate mbi krizën e kostos së jetesës dhe vazhduan të dielën, me grupe të rinjsh që sulmuan dyqanet dhe supermarketet, duke thyer dritaret dhe duke kryer sulme grabitëse përpara se të shpërndaheshin shpejt.

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Përfshirja e të miturve në protestë, avokati Nikolla: Kufiri 14 vjeç për përgjegjësinë penale është i pranueshëm! Amerika e ka…

20/10/2026

“Siguria publike mbetet sfidë”- Pedagogu flet për protestën: Qeveria të garantojë normalitetin për njerëzit!

20/10/2026

“Berisha sot e rrëmbeu sheshin për interesat e tij“- Deputetja e PS: Protesta nisi paqësore, por degradoi në dhunë!

20/10/2026

“Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës”- Deputeti Erjo Mile: Pedagogët po përdoren nga PD-ja, ata në shesh nuk janë studentë, kërkojnë destabilitet

20/10/2026

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

20/10/2026

Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

20/10/2026

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

20/10/2026

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

20/10/2026

Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

20/10/2026

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

20/10/2026

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

20/10/2026

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

20/10/2026

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

20/10/2026

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

20/10/2026

Saliu i universiteteve

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përfshirja e të miturve në protestë, avokati Nikolla: Kufiri 14 vjeç për përgjegjësinë penale është i pranueshëm! Amerika e ka…
  • “Siguria publike mbetet sfidë”- Pedagogu flet për protestën: Qeveria të garantojë normalitetin për njerëzit!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.