• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Opinion
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Shtëpia e Bardhë: Eric Wendt nominohet si ambasador i SHBA në Shqipëri

13/04/2026
in Botë
Shtëpia e Bardhë: Eric Wendt nominohet si ambasador i SHBA në Shqipëri
Shpërndaje me miqtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar që Eric Wendt të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri.

Në një njoftim për shtyp nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, lidhur me nominimet dhe tërheqjet e deleguara në Senat, sqarohet pozicioni i menduar për Wendt.

“Eric Wendt, nga Kalifornia, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë“, shkruhet në njoftimin për media nga Shtëpia e Bardhë.

Kush është Eric Wendt

Ai është një nga figurat e spikatura të ushtrisë amerikane, me një karrierë mbi tre dekada në shërbim aktiv. Ai përfundoi detyrën e tij të fundit si komandanti i pestë i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, nga i cili u largua më 29 janar 2021.

Gjatë karrierës së tij si oficer i lartë, Wendt mbajti një sërë pozicionesh kyçe në strukturat ushtarake dhe të sigurisë së Shteteve të Bashkuara. Ai shërbeu si Koordinator i Sigurisë i SHBA-ve për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez në periudhën nëntor 2017 – tetor 2019.

Më herët, ai ishte shef shtabi në Komandën e Paqësorit të SHBA-ve, komandant i Qendrës dhe Shkollës së Luftës Speciale “John F. Kennedy”, si dhe komandant i Operacioneve Speciale në Kore. Gjithashtu, ai ka mbajtur detyrën e zëvendëskomandantit në Komandën Rajonale Veri të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan.

Wendt u emërua oficer në ushtrinë amerikane në vitin 1986 përmes programit ROTC në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara, ku u diplomua në drejtësi dhe shoqëri. Ai vijoi studimet pasuniversitare në Shkollën Pasuniversitare Detare, duke marrë një diplomë master në çështjet e sigurisë kombëtare.

Ai doli në pension më 1 mars 2021, pas më shumë se 34 vitesh shërbimi.

Në shtator 2020, Trump e propozoi për ambasador të SHBA-ve në Katar, por kandidatura e tij nuk u shqyrtua nga Senati përpara përfundimit të mandatit të Kongresit, duke mbetur pa vendim përfundimtar.

Stay Connected

  • 11.8k Followers

Popular Post

  • Zhaklin Lekatari për Rogertin: Ka probleme të shëndetit mendor

    Zhaklin Lekatari për Rogertin: Ka probleme të shëndetit mendor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Anija e parë kalon nëpër Hormuz pas hyrjes në fuqi të bllokadës detare amerikane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shtëpia e Bardhë: Eric Wendt nominohet si ambasador i SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E dua fort”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe lidhjes jashtë! Çfarë po ndodh në fermë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur në Ferma VIP, fermeri largohet nga gara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!