AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nxjerr nga sirtari “Shtetin Bektashi”

by Alb Times
18/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nxjerr nga sirtari “Shtetin Bektashi”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa Shqipëria po përjeton ditë protestash dhe tensioni politik, në skenë rikthehet një nga idetë më të pazakonta të hedhura nga kryeministri Edi Rama gjatë viteve të fundit: krijimi i një shteti sovran të Urdhrit Bektashi brenda Tiranës.

Këtë herë lajmi vjen nga media franceze “Intelligence Online”, e specializuar në inteligjencë dhe rrjetet e ndikimit, e cila në një artikull të 18 gushtit, me autor Franck Renaud, shkruan se përgatitjet kanë hyrë në një fazë të re. Edhe pse thuajse çdo media botërore flet për revolucionin Flamingo, ndryshe ka ndodhur me median në fjalë. Pra duket si një lloj zhurme për ta kanalizuar debatin.

Sipas artikullit, drejtuesit bektashinj po punojnë për strukturat institucionale, simbolet dhe përfaqësimin ndërkombëtar të shtetit të ardhshëm. Madje flitet për pasaporta, një monedhë të quajtur “bek” dhe përfaqësues në SHBA, Francë e Belgjikë.

Por ka një problem: historia e “shtetit Bektashi” qarkullon prej afro dy vitesh dhe, pavarësisht deklaratave të herëpashershme, deri tani nuk është krijuar asnjë shtet.

Edi Rama e bëri publike idenë në shtator 2024, në Nju Jork. Projekti parashikonte krijimin e një territori sovran prej rreth 11 hektarësh në Tiranë, afërsisht sa një e katërta e Vatikanit, ku do të vendosej shteti i Urdhrit Bektashi.

Që në atë kohë iniciativa shkaktoi polemika. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shprehu shqetësim dhe e konsideroi nismën të pakonsultuar, ndërsa në Tiranë pati edhe protestë kundër saj. Kritikë të tjerë ngritën pikëpyetje mbi përputhshmërinë me modelin laik të shtetit shqiptar dhe pasojat që krijimi i një entiteti fetar sovran mund të kishte.

Edhe brenda botës bektashiane projekti nuk ka pasur mbështetje unanime. Në gusht 2025, përfaqësues bektashinj nga disa vende të Ballkanit dolën publikisht kundër tij, duke e konsideruar politizim të besimit.

Pavarësisht gjithë debatit, projekti nuk është konkretizuar deri më sot.

Monedha, ambasadorë dhe pasaporta

“Intelligence Online” shkruan se po shqyrtohet krijimi i një monedhe të quajtur “bek”, e cila mund të lidhet me çmimin e arit. Projekti parashikon gjithashtu lëshimin e pasaportave nga autoritetet e ardhshme të mikro-shtetit.

Sipas medias franceze, Baba Mondi, Edmond Brahimaj, vijon ndërkohë kontaktet me delegacione të huaja në Selinë Botërore të Bektashinjve në Tiranë, mes të cilëve përmenden edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

Por monedha dhe pasaportat janë vetëm një pjesë e skemës së përshkruar.

Sipas “Intelligence Online”, Urdhri ka nisur të ndërtojë edhe një rrjet përfaqësimi jashtë Shqipërisë, nën drejtimin e Kreshnik Grezdës, i prezantuar si ambasador i përgjithshëm.

Për Shtetet e Bashkuara përmendet Christopher Hyland, një sipërmarrës amerikan në industrinë e tekstileve luksoze. Artikulli e lidh atë edhe me fushatën presidenciale të Bill Clinton në vitin 1992.

Për Francën dhe Belgjikën është përzgjedhur Hazis Vardar, sipërmarrës belg me origjinë shqiptare, aktiv në sektorin e kulturës dhe bashkëthemelues i kompanisë DataSentinel Balkans.

Pra, projekti pretendohet se po ndërton një lloj diplomacie përpara se vetë shteti të ketë marrë formë juridike.

Nga shteti fetar te OSINT

Artikulli francez sjell edhe një dimension tjetër, duke u ndalur te DataSentinel Balkans, kompani që operon në fushën e inteligjencës me burime të hapura, OSINT.

Sipas materialit, administrator është Hazis Vardar, ndërsa këshilltar është Julien-Gérard Roche, biznesmen francez prej dekadash aktiv në Shqipëri dhe drejtues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.

Përmendet gjithashtu Jean-Christophe Cloetens, ish-xhandar francez me përvojë në Shqipëri dhe Ballkan nga puna në strukturat franceze kundër terrorizmit.

DataSentinel Balkans, sipas artikullit, bashkëpunon me kompanitë franceze Cyber ICS dhe Terra OSINT, të angazhuara në sigurinë kibernetike, analizimin e operacioneve të ndikimit dhe rreziqeve reputacionale.

Kështu, historia që nisi në vitin 2024 si ide për një “Vatikan mysliman” në Tiranë, në versionin e fundit shtrihet nga monedha dhe pasaportat te diplomacia, OSINT-i dhe kompanitë e sigurisë kibernetike.

Zhvillim real apo rikthim i një teme të vjetër?

“Intelligence Online” shkruan se zyrtarizimi nga autoritetet shqiptare pritet në muajt e ardhshëm. Megjithatë, kjo mbetet një pritshmëri e raportuar nga media dhe jo një akt juridik i kryer.

Pikërisht këtu qëndron edhe pikëpyetja kryesore. Prej shtatorit 2024 projekti është rikthyer disa herë në debatin publik, por Shqipëria ende nuk ka një “shtet Bektashi”. Ideja ka prodhuar tituj, debate dhe kundërshti, ndërsa konkretizimi juridik ka mbetur pas retorikës.

Që në vitin 2024 kritikët e Ramës e akuzonin kryeministrin se po përdorte projektin për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme. Edhe Tirana Times raportonte në atë kohë kritika sipas të cilave koha dhe mënyra e shpalljes së projektit mund të shërbenin për të larguar vëmendjen nga çështjet politike të ditës.

Rikthimi i temës pikërisht tani, kur vëmendja publike është përqendruar te protestat dhe përplasjet politike, e bën legjitime pyetjen nëse këtë herë kemi përpara hapa konkretë drejt një shteti të ri apo thjesht një tjetër episod të një projekti që prej gati dy vitesh prodhon më shumë lajm sesa realitet.

Në fund, monedha “bek”, pasaportat dhe “ambasadorët” mund të jenë detaje tërheqëse. Por prova vendimtare mbetet ajo që mungon prej vitit 2024: vetë shteti.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!

12/10/2026

Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

12/10/2026

“Shërbimi ndaj qytetarëve, thelbësor”- Kreu i Gjykatës së Lartë pret ambasadoren e Holandës: Në fokus bashkëpunimi në drejtësi!

12/10/2026

Kishte humbur burrin dhe dy nga djemtë, 82-vjeçarja gjendet e pajetë në rezervuarin e Bilishtit! Detajet e para, dyshohet se u mbyt, jetonte me…

12/10/2026

“Mbretëresha ime…”- Vajza e Eli Farës mesazh publik të ëmës pas videove intime në rrjetet sociale: Mbaje kokën lart dhe kurorën drejt!

12/10/2026

EMRI/ U kap me mbi 38 kg kokainë në makinë, Franca dënon violinistin shqiptar! Ja sa vite burg do vuajë

12/10/2026

“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka pasur presion dhe as ultimatume, koha…

12/10/2026

Ndodh në Elbasan: Maskohen si policë dhe grabisin banesën, ‘braktisin’ makinat gjatë arratisjes!

12/10/2026

Gjykata e Fierit liron vrasësin e tre personave: Ka kaluar afati i parashkrimit të…

12/10/2026

78 gjoba për këmbësorët në Tiranë brenda 24 orëve, policia shton kontrollet

12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit, ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

12/10/2026

“Mbi 200 artikuj pjesë e nismës, synojmë deri…”- Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

12/10/2026

Atentati me tritol ndaj “Çilo Hundërrit” në Gjirokastër, merren në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit! Ende asnjë i arrestuar

12/10/2026

Shtyhet përsëri gjyqi për dosjen “Partizani”, caktohet data për seancën e radhës ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve!

12/10/2026

Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vetëm dy muaj në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve, drejtori largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson!
  • Komisioni Europian: Vazhdojmë përpara me zgjerimin e BE me Shqipërinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Malin e Zi!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.